Jump to content

Martesa e Mujit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muji do te martohej . Ai filloi te bente nje feste te madhe . Por zanat u shqetesuan nga kjo zhurme e madhe dhe i kthyen njerezit ne gur , pervec mujit dhe gruas se tij . Mujin e lane te lire , kurse , gruan e tij e moren rob . Nje ditë ajo kaloi me bulire ne krah. Atje pa mujin po nuk e njohu . Ai i flet: "per ku je nisur moj vashe e bukur i thotë . Ajo i thote , do mbush uje nga kroi o trim i ri . Ai e pyet : po ku e shpie kete uje moj vashe e re ?? Ajo i pergjigjet tek zanat , ......................... Historia vazhdon por ne fund zanat e lane te lire nusen dhe njerezit i liruan nga gjendja e gurte . Ai festoi me nusen dhe dasmoret . Fund


Interpretimi filologjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nje varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugen e vet artistike mjaft heret.

Se pari, do te rikujtojme lenden e gjere me origjine mitologjike e perrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, qe u permenden. Ne kete fond te lashte do te duhej te shtoheshin edhe elemente te hershme muzikore (forca e madhe pergjithesuese dhe karakteri i qendrueshem intonativ, prania e nje "fjalie" muzikore te vetme qe perseritet e ndryshuar gjate kengeve, modet e gjymte dy - re - kater tingullore, karakteri i ndieshem recirativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu te hershme gjuhesore qe jane ruajtur te ngurosura, te fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin degjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dergoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin ne vend te nderojne ose nderonjen, permbysja e gjymtyreve te kohes se kryer - pshtue kam , dale kane - ne vend te kam pshtue , kane dale etj.). Jane pikerisht keto elemente qe i kane bere studiuesit objektive te pranojne gati njezeri lashtesine e eposit shqiptar te kreshnikeve. Le te citojme nje konstatim te M. Lambercit: "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, qe jane te gjalla, si edhe armet e vjetra jane deshmi kujtimesh te nje date fort te lashte".

Shkencat shqiptare marrin ne konsiderate teorine e pergjithshme te eposit, e cila ka pranuar tashme se cdo epos me permbajtje te tille epiko - legjendare eshte fryt i periudhave historike, kur kapercehet faza e bashkesise primitive, e shoqerise thjesht fisnore dhe kur bashkesi te tjera popullsish me tipare te njejta etnike hyjne ne rrugen e kristalizimit te kombesise. Per historine shqiptare kjo faze perkon me periudhen e kalimit nga bashkesite e gjera etniko - politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit te kombesise shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV eshte kufiri kohor kur kapercehet historikisht ai tip mendimi poetik qe plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirefillte i kesaj poezie dhe zhduket domosdoshmeria historike qe lind kete poezi. Ne prag te pushtimit osman kishin ndodhur procese te tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqeror e politik -kalimi ne fazen e zhvillimit te plote te ferdalizmit), te cilat po zevendesonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historikg, i cili nisi te krijoje epiken historike. Qe eposi shqiptar i kreshnikeve e mbyllli qerthullin e vet krijues ne shekullin XIV, deshmon edhe vete folklori shqiptar: sipas nje legjende, kur Muji ndeshi nje bari me pushke dhe provoi ne pellemben e vet se plumbi i pushkes, i ketij "teshi" (sendi) te vogel, te shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka qe kishte nevoje per ta, per heroizimin e forcen e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjere, u fut ne nje shpelle te thelle per te mos dale kurre me.

Ky proces provohet edhe nga vete tematika e eposit te kreshnikeve. U tha se tema e tij kryesore eshte rezistenca kunder trysnise se te huajve, kryesisht te sllaveve. Historikisht dihet qe kjo trysni e rezistences filloi qe ne dyndjet e para te sllaveve ne Ballkan ne shek. VI-VII, per te vazhduar edhe me vone, sidomos ne shek. XII-XIV, ne kohen e shtrirjes se sllaveve drejt jugut, perendimit e juglindjes se Ballkanit (koha e Nemanjideve).

Rezistenca kunder trysnise se te huajve, ne nje faze te caktuar, u gershetua me rezistencen e fshataresise se lire kunder depertimit feudal. Por ne rrethanat e Shqipërise feudalet ishin me teper te huaj. Ndofta pikerisht per kete arsye ne epos nuk gjejme asnje rast rezistence kunder feudaleve vendas.

Si rrjedhim do te mund te thuhej se eposi shqiptar i kreshnikeve e nisi rrugen e vet artistike qe me fillimin e rezistences kunder dyndjeve sllave, per t’u maturuar ne shek. XII - XIV e per t’ia lene vendin pas kesaj eposit historik shqiptar. Me tej ai do te vazhdoje te jetoje, madje do ta theksoje karakterin e vet polistadial, por si nje forme artistike me fytyren e kryer kryesisht nga e kaluara, cilesine e nje zhanri folklorik paraosman.