Masakra e Dervishanit
MASAKRA E DERVISHANIT 1772
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
Shkruan : Abedin Rakipi[lidhje e vdekur] (Botuar me lejen e autorit)
Banoret e një fshati në krahinën e Sulit te Sipërm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marrëdhënie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtëm. Shkëmbime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te bëheshin me fshatrat e tjera myslimane te Çamërisë dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit që ishin përkatësisht dy, dhe një ore e gjysme larg nga kryeqendra e Sulit te sipërm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suljote. Me lidhjet martesore, dhe shkëmbimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 në 200 familje myslimanesh çame. Suljote që kontrollonin gjithë krahinën me briganderinë e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fesë se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e këtij fshati duke vrare banore te pafajshëm, dhe duke i marre vajzat e reja si robina në malet e tyre.
Por fakti kryesor ishte se Suli i sipërm ishte kthyer në një ferr për çamet myslimane dhe për Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashtë autoritetit te Perandorisë Osmane. Në ketë mënyre te gjithë banoret e Dervishanit e dinin se nuk kishte askush për ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anët nga Suljotët ata ishin te detyruar që ti paguanin haraç Suljoteve. Por Suljotët nuk mjaftoheshin vetëm me haraçet dhe me taksat që ju kishin vene çameve te Dervishanit, por ata rrëmbenin shpesh edhe vajza te reja çame myslimane, dhe i merrnin me vete në shtëpitë dhe kishat e tyre. Bile ata i përulnin shume çamet e Dervishanit duke i share për faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhtare te kryqit. Këto ç'nderime te padurueshme bene që çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kundër krimineleve ortodokse suljote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur në fshat për te grabitur pasuritë e çameve. Suljotët ketë rast e prisnin me padurim, ndaj edhe te mbledhur në një nga kishat e Sulit në 26 korrik 1772 në ditën e celebrimit te Agia Paraskivia (Shën Parashqevis) zgjollen 700 luftëtare për te masakruar fshatin rebel mysliman. Sapo arritën në fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anët, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin në gjendje te parballonin sulmin e Suljoteve, për shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasisë se Suljoteve, fshati rra në duart e suljoteve te cilët pa asnjë pike mëshire i theren te gjitha burrat dhe djemtë e rinj te fshatit duke mos lene asnjë pa e kaluar në thike, dhe pa ja prere kokën. U lanë gjalle vetëm fëmijët gratë, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan në thike dhe u theren. Pasi rrëmbyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjëherë deportuan te gjithë te mbijetuarit e masakrës se Dervishanes duke i dëbuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithë gratë, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanit u vendosen, në Nartë dhe një pjesë e konsiderueshme e çameve te Nartës e kane origjinën nga Dervishani ose Derviziana në greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakrës se çameve u popullua nga suljotët. Pas masakrës se Dervishanit guvernatori i atëhershëm i Nartës i shpalli lufte suljoteve i indinjuar nga masakra e vëllezërve te tij te gjakut dhe te fesë, çamet. Kjo masakër shënon fazën e 2-te nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga ortodokset suljote nen urdhrat e kishës ortodokse dhe priftit Samuil.
Kjo masakër do te shënonte therjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame myslimane, fshati i te cilëve do te popullohej pastaj nga kleftet suljote. Është për tu theksuar fakti se një nga familjet që banonin Sulin në atë kohe ishte dhe familja e Tushe Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftës se dyte botërore do te përfundonte veprën famëkeqe te filluar nga stërgjyshërit të tij duke masakruar gjithë çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, gratë dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballarë. Në te njëjtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit në Çamëri në krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte suljote dhe duke djegur Sulin por pas djegies se Sulit Sulejmani beri gabimin fatal duke kampuar në malet e Sulit dhe u sulmua në befasi dhe u fut në kurth nga suljotët nen komandën e strategeve ruse, te cilën kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese në vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari në krye te një ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesën dërrmuese te saj e përbenin çamet. Është shume e rëndësishme për popullsinë çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht në Shqipëri apo gjetke që te vihet në dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar në 1821 me revolucionin grek ku suljotët dhe greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamërisë, as në 1913 ku pas shembjes se Perandorisë Osmane te gjithë çamet e Janinës, Nartës, dhe ata te Çamërisë lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as në 1944 me masakrën e madhe te suljotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, në vitin 1611 me masakrat e orkestruara suljoti çam ortodoks Dionis Filozofi. Por nuk duhen anashkaluar edhe vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit në Çamëri, dhe delvinjoti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume suljote, sepse këta te fundit i kishin vene taksa myslimaneve çame te Margelliçit, dhe nëse këta te fundit nuk i paguanin, ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi suliotet sepse këta te fundit kishin sulmuar fshatrat myslimane te Çamërisë, gjate mungesës se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit që është një ore e gjysme në këmbe nga malet e Sulit. Po te lexojmë historinë e Çamërisë do te kuptojmë qarte se çamet pjesën dërrmuese te luftës se tyre e kane bere kundër suljoteve dhe arvaniteve, duke qene se këta te fundit luftonin për kryqin dha fatkeqësisht edhe pse kishin gjak shqiptari u manipuluan nga Kisha Ortodokse dhe dhanë jetën për një Greqi te Madhe, ndërsa çamet për Çamërinë, dhe mosvarësinë e tyre nga kleftet suljote dhe nga kuçedra ballkanike (Kisha Ortodokse), te cilët luftonin për një Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri në lumin Shkumbin, ndërsa çamet dhe shqiptaret e tjerë për Shqipërinë dhe Çamërinë deri në Nartë.