Jump to content

Material kompozit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Materialet Kompozite

Materialet kompozite mundë te konsiderohen shpesh si grup I veqant I materialeve qe fitohen me kombinimin e se paku dy materialeve me veti te ndryshme.Keshtu fitohen materialet me veti te reja,te cilat I kapercejne vetite e pjeseve perbersete veqanta. Materialet kompozite fitohen me kombinimin e materialeve te grupeve te ndryshme por edhe grupeve te njejta.

Materialet mund të ndahën në tre grupe të mëdha sipas vetive të tyre karakteristike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • kompozitet me rrjetë (matrice) metalike
  • kompozitet me rrjetë (matrice) qeramike
  • kompozitet me rrjetë (matrice) polimere

Janë përques te mirë të elektricitetit, e reflektojnë dritën, në temperatura të ulta mund të deformohen në mënyrë plastike dhe në të shumtën e rasteve kimikisht nuk janë aq të qëndrueshme.

Në këtë grup bëjnë pjesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Materialet metalike me bazë hekuri
  2. Metalet metalike johekurore dhe lidhjet e tyre

Materialet qeramike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë përques të dobët elektrik, shpesh të tejdukshëm, nuk mund të deformohen në mënyrë plastike dhe shpesh kimikisht shumë të qëndrueshëm, ato shkrihen në temperature të larta. Në këtë grup bëjnë pjesë

  1. Qeramika okside
  2. Qeramika jookside

Materialet Polimere

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë përques të dobët të elektricitetit, të brishtë në temperatura të ulta, por në temperatura të larta mund te deformohen në mënyrë plastike, kimikisht të qëndrueshëm në ajër në temperatura të mjedisit, kanë një dendësi të ulët dhe shkrihen ose zbërthehen në temperatura relativisht të ulta.

Në këtë grup bëjnë pjesë

  • Termoplasti
  • Duroplasti
  • Goma

Prej metaleve, jometaleve dhe materialeve natyrore mund të fitohen materialet kompozite(fig.4.0)

Ndarja e metaleve.
Ndarja e metaleve

Materialet me ngjyra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pikëpamje kimike këtu përfshihet një pjesë e madhe elementeve të sistemit periodik. Këtu mund të përmendet edhe nëngrupi i këtyre elementeve:

  • Metalet e lehta (Be, Mg, Al, dhe legurat e tyre).
  • Metalet fisnike (Ag, Au, Pt, Rh dhe lëgurat e tyre)
  • Metalet me temperature të larta të shkrirjes (Ë,Ta, Nb…)

Gjysëmpërquesit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zënë një vendë të ndërmjetshëm në mes të metaleve dhe jometaleve: Silici, dhe Germaniumi, si dhe ata me struktur të ngjajshme, të ashtuquajturit komponimet egrupit të III-V si Galimarsedini (GaAs) dhe idniumantimoniti (InSb). Meqë nuk e kanë përqueshmërin metalike, këto nuk mund të futen në grupin e metaleve.

Materialet jometalike inorganike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një emërtim relativisht I ri, se a do të aprovohet kjo do të tregon e ardhmja . Lëmia qelqi dhe qeramika mbulon pjesën me të madhe të këtij grupi të materialeve

Materialet artificiale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha materialet e përmendura gjerë më tani në të vërtet mund të numërohën në grupin ematerialeve artificiale; sepse këto nuk gjenden sit ë tilla nënatyrë.Materialet artificiale janë në të vërtet të gjitha polimerete larta të fituara në mënyrë sintetike. Këtu bëjnë pjesë:

  • Elastomeret
  • Teroplastet
  • Duroplastet

Lëndët natyrore minerare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Asbesti
  • Liskuni
  • Safiri,Rubini,Diamanti
  • Guri natyror

Lëndët natyrore organike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Druri
  • Kauçuku

Materialet kompozite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Materialet kompozite.
Materialet kompozite

Materialet kompozite janë si p.sh. materialet e përforcuara me fibra të cilat përmbajnë një fibër të hollë shumë solidepor e brisht në një masë themelore më të butë por duktile,ose betoni me çelik, në të cilën nën donjë konstruksion, çeliku i pranon sforcimet në tërheqje, kurse betoni sfrocimet në shtypje, por edhe materialet sipërfaqja e të cilave për tu mbrojtur nga korozioni veshet me shtresa mbrojtëse.Sikur që është dhënë në fig

Materiali kompozit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përforcimin e materialeve me ndihmën e fijeve e gjejmë edhe në natyrë, si në botën bimore ashtu edhe në atë shtazore. Trungu i disa bimëve dhe eshtrat e disa shtazëve janë tëpër forcuara me fije që u japin anizotropinë dhe shumëfish e rrisin rezistencën ndajngarkesave të jashtme.

Edhe popujt primitivë e kanë vërejtur përforcimin dhe përlidhjen e materialit ekzistues me fije.

Qëndrueshmëria.
Qëndrueshmëria

Vetitë e materialeve kompozite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Qëndrueshmëria
  • Moduli i elasticitetit dhe moduli i prerjes

Në vazhdim do të jepen disa konstruksione dhe prodhime të punuara nga materialet e ndryshme inxhinjerike ku shihet zevendesimi I disa materialeve me m.kompozite:

Konstruksionet.
Konstruksionet

Materialet per prodhimin e kompozitetve duhet t’ipermbushin kerkesat e veqanta siq janë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Struktura.
Struktura
  • Qendrueshmeria e larte
  • Rezistenca e lartë ne lakim
  • Dendësia e ulët

Kete kusht mjaft mire e plotsojne disa elemente te grupit të dyte dhe të trete të sistemit periodik të elementeve,si dhe lidhjet e tyre në mes veti te tilla jane

  • karboni
  • silic
  • karbiti i silicit
  • nitrati i silicit dhe oksidi i aluminit

Kompozimet qelq-plastikë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fibër qelqi.
Fibër qelqi

Fibër qelqi te perforcuar me plastikë dallohen kryesisht nga komponentet e tyre te cilat kanë përmirësuar dukshëm rezistencen në presion, lakimi, terheqje .Gjithashtu mund të jenë izolatorë elektrik te karakterizuar nga një rezistencë e lartë kimike dhe termike.

http://www.scribd.com/doc/93753172/Materialet-Kompozite

http://fim.uni-pr.edu/getattachment/c037e05b-1f54-408e-9e12-32ad28fe4083/Materialet-Mekanike---pjesa-pare-(1).aspx Arkivuar 27 mars 2014 tek Wayback Machine

http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=41747[lidhje e vdekur]

http://www.slideshare.net/fatmircerkini/materialet-e-repartit Arkivuar 14 prill 2014 tek Wayback Machine