Materialet per makina elektrike dhe transformator

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mika

Materialet që përdoren në makinat elektrike dhe transformatorët ndahen në

  • Materiale përcjellse
  • Materiale magnetike
  • Materiale izoluese
  • Materiale konstruktive.

Materialet përcjellese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bakri

Materialet percjellese, të cilat shërbejnë për përgatitjen e pështjellave si dhe ato magnetike me të cilat përgatitet qarku magnetik quhen materiale aktive Në makinat elektrike dhe nv transformatorët pjesët që ndodhen nën tension duhet te izolohen kundrejt qarkut magnetik dhe pjesvve të tjera të makinvs ose transformatorit te cilat për arsye sigurimi lidhen gjate punës me "tokën". Izolimi ndermjet pështjellave , ndërmjet pështjellave dhe tokës dhe ndërmjet dredhave realizohet me anën e materialeve izoluese.Po kështu keto materiale përdoren edhe për izolimin ndërmjet tyre të fletave të çelikut më të cilat përgatitet qarku magnetik i makinave elektrike dhe transformatorëve. Materialet konstruktive përdoren për përgatitjen e nyjeve dhe te detaleve të makinave elektrike dhe transformatorëve qe shvrbejne kryesisht per t'u rezistuar sforcimeve mekanike dhe për të transmetuar ngarkesat ndërmjet tyre mund të përmendim boshtet,karkasen,detalet e mbërthimit etj. Si materiale konstruktive pvrdoren kryesisht:giza,çeliku,metalet me ngjyrv dhe lidhjet e tyre. Në konstruksionet elektromekanike si materiale percjellëse përdoret kryesisht bakri(në shumicën e rasteve) dhe alumini,ndërsa materialet e tjera si argjendi,lidhjet e bakrit,lidhjet e aluminit ,çeliku,karboni grafiti dhe metalografiti përdoren më pak.Karakteristikat kryesore fizik,elektrike dhe mekanike te bakrit,aluminit dhe disa materialeve te tjera jane paraqitur në tabel. Rezistenca specifike elektrike e materialeve percjellese varet nga temperatura ,prandaj vlera e saj tregohet së bashku me temperaturen perkatese.Duke pasur parasysh varësine e rezistences specifike(þo)dhe nga temperatura(T).

Meterialet δ ρ ∞p c λ Δl/l Përbërja
Bakër elektrolik
ripjekur
8.89 17.5 4 393 378 16.5 Cu 99.88
Bakër elektrolit
i fortë
8.89 17.8 4 373 378 16.5 Cu 99.88
Bakër me argjend 8.89 17.8 4 3.93 378 16.5 Cu 99.88
Bakër me beril 8.26 7.5 0.09 419 120 16.7 Be 1.8
Bronx me alumin 7.6 13.0 - 419 120 17 Cu90-Al 10
Alumin 2.7 29 4 920 200 24 Al 99.5
Argjënd 10.5 16 3.6 930 403 20 Ag 99.9

Bakri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oksidi i Bakrit

Materiali përcjelles që pedoret më shumë në makinat elektrike dhe në transformatoret ështe bakri,i cili duhet te jetë kimikishti pastër, sepse elementet e huaja edhe ne sasi shum te vogla e rritin ne menyrë të theksuar rezistencën specifike.Pastërtia e nevojshme fitohet vetem ndërmjet rafinimit elektrolitik.Bakri katodik i marre nga elektroliza qe të behet i perdorshem duhet te rishkrihet dhe te derdhet në lirigota.Keto te fundit petëzohen ose telëzohen.Produktet e mara ne kete menyrë perdoren ne ato raste kur kerkohet qendrueshmeri e lartë në terheqje(linjat ajrore) Meqenese për ndërtimin e pvshtjellave është e domosdoshme që tv kemi përcjelles të deformueshëm,bakri i papjekur i nënshtrohet ripjekjes në temperature 550-650 grad celcius dhe ftohet gradualisht.

Perveq bakrit tv paster përdoren edhe disa tipa lidhjesh te tij me permbajtje te vogel elementesh te tjera per te permisuara veti te veçanta.Keshtu psh bakri i argjenduar(me perqindje argjendi 0.1%) dhe bakri me Beril ruajne fortësinë edhe ne temperature relativisht te lartë,prandaj shpesh perdoren për ndertimin e pllakave të kolektorit.Ne Shqiperi bakri ka nje perqindje prej 0.05 prej ari dhe prandaj ka pasur goxha interes per kompanite e huaja per kete baker te cilesise te larte.

Alumini[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spektri i vijave të aluminit

Pvr ndërtimin e pështjellave të makinave elektrike dhe transformatoreve përdoret edhe alumini.Alumini që përdoret për përcjellës (Al 99.5%) merret me anën e elektrolizës. Po ashtu si bakrit edhe aluminit gjatë telëzimit në të ftofte i rritet pak rezistenca elektrike specifke(1%-2%).Percjellsit e aluminit qe perdoren per peshtjellat e makinave elektrike i nenshtrohen procesit te ripjekjes ne temperature 250 grad celcius deri ne 300 grad celcius. Sot alumini perdoret kryesisht për derdhjen e pështjellave në formë kafazi te motorëvë asinkrone,sepse ka temperaturë shkrirjeje të ulët, dhe veti shum të mira ne gjendje te shkrirë për te mbushur format. Me gjith se ka rezistence elektrike specifike me te madhe se bakri , per shkak te densitetit te vogel ,keto vitet e fundit ai po perdoret edhe për peshtjellat e rotorëve te makinave sinkrone me fuqi dhe shpejtësi të madhe.

Materialet magnetike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Magnet

Për përgatitjen e qarkut magnetik të makinave elektrike dhe të transformatorëve përdoren materiale ferromagnetike të makinave elektrike dhe të transformatoreve përdoren materialet ferromagnetike.Këta materiale karakterizohen jo vetëm ser pershkueshmeria magnetike relative arrin vlera shum të medha por edhe se ajo nuk është madhesi e pandryshueshme, por varet nga vlera e intezitetit të fushes magnetike dhe ne disa raste edhe nga drejtimi i tij,Duhet theksuar se materialet ferromagnetike me rritjen e temperatures mbi një vlere te caktuar qe quhet pika Kyri(per hekurin 76.9 grad celcius) kthehen ne parametrike. Ne praktike dallohen materiale magnetike të buta dhe materiale magnetike të forta.Te parat magnetizohen dhe ç'magnetizohen me lehtësi dhe perdoren kryesisht per ndërtimin e makinave elektrike dhe te transformatorëve.Materialet magnetike të forta kan cikel te gjere te histerezës, pra force koercitive te madhe dhe përdoren për të prodhuar magnete e përhershme

Llamarinat elektroteknike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për pergaditjen e qarkut magnetik të makinave elektrike dhe transformatorëve pvrdoren kryesisht llamarinat prej lidhjes hekur-silic me elemente te tjera ne pvrqindje shum te vogla. Prezenca e Silicit sjell efektet e mëposhtme: -rrit rezistencvn elektrike specifike duke sjelle zvoglimin e humbjeve fuko(per silic 4% ajo rritet 4-5 here) -rrit pershkueshmërin magnetike( per permbajtje te silicit 4% ajo rritet rreth dy herë -zvoglon humbjet për shkak te histerezës (per permbajtje te silicit 4% ato afersisht zvoglohen dy herv) -rrit thyeshmerin e llamarinvs gje qe veshtirson perpunimin mekanik te saj.Per permbajtje te silicit 5% ajo behet e thyeshme sa bëhet i pamundur përdorimi i saj. Llamarinat elektroteknike ndahen në llamarina të petëzuara në të nxehtë dhe llamarina me kristale të orientuara te petezuara në të ftofte.Llamarinat e petëzuara nv tv nxehte perdoren kryesisht per makinat rrotulluese dhe ne raste te rralla per transformatore.Trashësia e ketyre llamarinave kryesisht vshtë 0.5 ose 0.35mm.

Materialet izoluese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Materialet izoluese janë pjesvt mv delikate të gjdo makine elektrike ose transformatori sepse ato me kalimin e kohes i humbasin vetitv e tyre elektrike,fizike dhe mekanike si për shkak te ngrohjes ashtu dhe per shkak te fushes elektrike Ndikimi i temperatures mbi njv material izoluese mund te paraqitet me lakoret e jetegjatesisë. Nga te gjithe vetitë e materialit izolues në rradhë të parë duhet te kihen parasysh:

 -qendrushmvria elektrike
 -percjellshmëria termike
 -vetitë mekanike
 -jetëgjatesia 

Disa nga materialet izoluese që perdoren për makinat elektrike dhe në transformatore.

Mika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte njv mineral kristalin shtresor qe mund tv ndahet ne fletv shum te holla elastike me qendrueshmeri termike dhe mekanike te larte.Ajo gjithashtu ka qendrueshmëri te lartë elektrike ,rezistence specifike vvllimore dhe siperfaqësore te madhe dhe humbje dielektrike te vogla.Për izolimin e makinave elektrike perdoren mikanitet të cilat prodhohen nga bashkimi i fletëve te vogla te mikes me rrëshira te ndryshme dheme ose pa material mbushvs. Ne mikanitin mbushës zakonisht si material i tille pvrdoret letra,duke formuar keshtu fletë ose shirita qe pvrdoren pvr izolimin e peshtjellave dhe kanaleve tv makinave elektrike.

Një gote e ndërtuar nga xhami

Xhami[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky material ka gjetur pvrdorim të gjerë si izolues ne formen e perlhures ose shiritave te thurur me fije xhami me diametër te rendit 0.005mm të impreniuar me rrvshira inorganike

Celuloza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdoret pvr izolim kryesisht nv formen e letres dhe kartonit.Ajo fitohet nga përpunimi i drurit , pambukut ose materialeve te tjera.Letra e celulozës dhe karboni tv imprenjuar përdoren për izolimin e transformatorvve dhe makinave elektrike.Vetitë elektrike te saj ndryshojn ne kufij ne varvsi te lageshtise,temperaturvs dhe frekuencës.

Materialet Plastike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Perveq materialeve të permendura me lartë në izolimin e makinave elektrike pvrdoren nje numër shum i madh materialesh sintetike te cilat këta dymbedhjetevjeqarët e fundit kanë gjetur pvrhapje gjithnjë me te gjerv.

Vaji artificial[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me qvllim që të menjanohen të metat e vajrave minerale janë prodhuar vajrat artificiale.Keto vajra kanv qendrueshmeri elektrike dhe termike te mirv,jane te qendrueshme kundrejt oksidimit dhe nuk digjen. Nder te metat e tyre duhet permendur: -dendësi e madhe (rreth 1.5 her me e madhe se e vajrave natyrore -avullimi i tyre është i madh gjv që sjell nevojen e rifurnizimit te shpeshtë te pajisjes -formimi i acidit klorhidrik i cili eshte i dëmshem per materialet e tjera izoluese qe jan në kontakt me të.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Naun Xhoxhi , Y.Luga, Transformatorët Tiranë

Nysret Avdiu Transformatorët ,Prishtinë 2009

Xhoxhi N. Studimi eksperimental i Transformatorit

Piotrovski L.M Elektriceski e mashini 1964

Fitzegerald A.E Kingslej CH. Kusho A. Electric Machinery 1971