Jump to content

Matthew Dellavedova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Matt Dellavedova
Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Matthew Dellavedova
Kombësia:               Australian.
Gjatësia:                 1.93 m.
Pesha:                    91 KG.
Pozita:                    Point Guard
Numri:                     8.
Ekipi:                      Cleveland Cavaliers.

Matthew Dellavedova (i lindur me 8 shtator 1990) është një lojtar profesional Australian i basketbollit që luan për ekipin Cleveland Cavaliers të ligës elite të basketbollit amerikan (NBA). Ai luajti basketboll kolegji për ekipin Saint Mary's College të Kalifornisë dhe poashtu reprezenton ndërkombëtarisht ekipin e basketbollit të Australisë.

I lindur dhe i rritur në Maryborough, Vicotira, Dellavedova është një prej tre fëmijëve në familjen e tij. Babai i tij, Marku, u rrit duke luajtur futboll Australian, kurse nëna e tij u rrit duke luajtur netboll. Dellavedova filloj të luante basketboll në moshën katër vjeçare. Ai ishte pjesë e kolegjit "Maryborough Regional College" dhe luajti basketboll për junior për ekipet Maryborough Blazers dhe Bendigo Braves.12 Në nivelin junior, ai përveç që luajti baskeboll, u mirrte edhe me futboll Australian. Ai në total kishte 32 gola në 26 ndeshje gjatë periudhës 1999-2001, por la këtë sport për t'u fokusuar vetëm në basketboll. Edhe pse e la këtë sport në moshë të hershme, ai është një mbështetës i flaktë i ekipit Collingwood Magpies në ligën Australiane të futbollit. Gjatë viteve të rinisë, ai u përzgjodh disa herë nga reprezentacioni Viktorian(Victoria) për basketboll. Në vitin 2007, ai kaloi në Canberra ku ka ndjekur Institutin Australian për Sport(AIS), ku kaloi tre vjet duke luajtur në ligën e basketbollit të Australisë jug-lindore(SEABL). Poashtu edhe dy motrat e tij luajnë basketboll.

Kariera në kolegj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dellavedova u morr nga kolegji "Saint Mary's College of California" në vitin 2009 dhe nënshkroi me ekipin e Gaels para sezonit 2009-10. Ai u listua si një ndër lojtarët më të mirë të rinjë në Australi; ESPN.com e rankoi Dellavedove-n si lojtari i #73 më i mirë për pozitën e tij(Point Guard) në sezonin 2008-09. Dellavedova menjëherë kontribuoi për ekipin e Gaels dhe ishte në formacionin startues në 15 lojët e para të sezonit. Në sezonin 2009-10, ai kishe një mesatare prej 12.1 pikë për lojë, 3.5 kërcime për lojë si dhe 4.5 asiste për lojë. Në sezonin 2012-13, Dellavedova ishte në selektimin akademik gjithë-amerikan(Academic All-America) dhe finalist në çmimin për seniorët klasë(Senior CLASS Award). Dellavedova përfundoj karierën e kolegjit si lider i klubit të Saint Mary si për pikë, ashtu edhe për asiste, lojë të luajtura, përqindje për gjuajtje të lira si dhe 3-pikësha. Klubi i Saint Mary e pensionoj numrin e fanelës së Dellavedova-s më 15 shkurt 2014. Numri 4 i Dellavedova-s ishte numri i dytë i pensionuar nga ekipi i meshkujve të Saint Mary.

Pasi ai nuk u zgjodh nga asnjë ekip në NBA Draft të vitit 2013, Dellavedova iu bashkangjit ekipit të Cleveland Cavaliers për ligën verore të NBA në vitin 2013(2013 NBA Summer League). Më 12 shtator 2013, ai nënshkroi kontratë dy-vjeçare me Cleveland Cavaliers me vlerë prej 1.3 milion dollarësh amerikan($1.3m). Më 26 Mars 2014, ai kishte lojën më të mirë të sezonit me 21 pikë, 6 asiste në një fitore kundër Detroit Pistons që përfundoi me rezultat 97-96.

Në korrik të vitit 2014, Dellavedova iu ri-bashkangjit ekipit të Cleveland Cavaliers përsëri për ligën verore të NBA(2014 NBA Summer League). Me 9 nëntor 2014, ai u përjashtua për 4-6 javë nga parketi për shkak të një lëndimi(gjuri i majtë i ndrydhur) që e pësoi gjatë lojës që Cavaliers e humbën kundër Portland Trailblazers më 4 nëntor. Më 8 dhjetor 2014, ai u kthye nga lëndimi dhe luajti kundër Brooklyn Nets, duke regjistruar 2 pikë, 3 kërcime, 3 asiste dhe një bllokadë në një fitore me rezultat 110-88.

Më 11 shkurt 2015, Dellavedova u përzgjodh në ekipin e "yjeve në rritje"(Rising Stars Challenge) event i organizuar në kuadër të vikendit "All-Star" të ligës së NBA. Në datë 14 maj 2015, Dellavedova shënoi 19 pikë(më së shumti nga ekipi) që ndihmojë ekipin e tij Cleveland Cavaliers të kaloj në finale të konferencës lindore të NBA për herë të parë, që nga viti 2009. Pas fitorës së Cavaliers në lojën e tretë të finaleve të konferencës lindore, loja agresive e Dellavedova-s ishte pikë kryesore e bisedimeve dhe lajmeve të ligës ku disa e përshkruan Dellavadova-n si lojtar "i ndyrë". Pavarësishtë nga kritikat, bashkëlojtari Lebron James dhe legjenda Charles Barkley, e mbrojtën stilin e lojës së tij. Në lojën e tretë të finaleve të NBA kundër ekipit të Golden State Warriors, Dellavedova shënoi 20 pikë rekord për karierën e tij në playoff, në mungesë të së lënduarit Kyrie Irving, në një lojë ku Cavaliers mundën ekipin e Warriors për të marrë epërsinë 2-1 në këtë seri.

Statistikat e karierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Legjenda
  GP Ndeshjet e luajtura   GS  Ndeshjet e startuar  MPG  Minuta për ndeshje
 FG%  Përqindja e gjuajtjeve në lojë  3P%  Përqindja e gjuajtjeve 3-pikëshe  FT%  Përqindja e gjuajtjeve të lira
 RPG  Kërcime për ndeshje  APG  Asiste për ndeshje  SPG  Vjedhje për ndeshje
 BPG  Bllokada për ndeshje  PPG  Pikë për ndeshje  Të hijezuara  Më së shumti në karierë


Viti Ekipi GP GS MPG FG% 3P% FT% RPG APG SPG BPG PPG
2013-14 Cleveland 72 4 17.7 .412 .368 .792 1.7 2.6 .5 .1 4.7
2014-15 Cleveland 67 13 20.6 .362 .407 .763 1.9 3.0 .4 0 4.8
Për karierë 139 17 19.1 .386 .388 .799 1.8 2.8 .4 .1 4.7


Kariera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dellavedova garoi për ekipin e juniorëve të Australisë në kampionatin botëror të FIBA-s për moshat U-19(2009 FIBA Under-19 World Championship). Ai ishte kosha-shënuesi i tretë më i mirë, duke pasur 10.1 pikë për ndeshje për ekipin që zuri vendin e katërt, Australinë. Ai u zgjodh për ekipin e seniorëve, Boomers, për të garuar për herë të parë në kampionatin e Oqeanisë(2009 FIBA Oceania Championship). Në moshën 19-vjeçare, ai ishte lojtari më i ri i ekipit të Australisë në këtë garë. Ai garoi për Australianët në lojërat Olimpike në Londër si dhe në kampionatin botëror në Spanjë.


  1. BIO - matthewdelly.com [1]
  2. Dellavedova nënshkruan me Cleveland Cavaliers [2]
  3. Brisbanetimes.com.au [3]
  4. Duke u rritur... Matthew Dellavedova, NBA.com [4]
  5. Episodi 17 - Kërcimet Collingwoodfc.com.au [5]
  6. Atletët e së kaluarës [6]
  7. Yana Dellavedova Bio [7]
  8. Matthew Dellavedova - Basketball Recruiting - ESPN [8]
  9. Matthew Dellavedova Stats [9] Arkivuar 29 prill 2015 tek Wayback Machine
  10. Cosida.com [10]
  11. IUHoosiers.com. CBS Interactive [11]
  12. SMCGaels [12]
  13. SFGate.com [13]
  14. "Matthew Dellavedova's jersey retired" [14]
  15. Cavaliers Announce 2013 Summer League Roster [15]
  16. 2013 Summer League Statistics [16]
  17. Ohio.com [17] Arkivuar 5 qershor 2018 tek Wayback Machine
  18. FoxSports [18]
  19. Matthew Dellavedova 2013-14 Game Log [19] Arkivuar 17 maj 2015 tek Wayback Machine
  20. Cavs 2014 Summer League Roster [20]
  21. Dellavedova out 4–6 weeks [21]
  22. Lebron, Cavs roll in front of royal audience [22]
  23. Cleveland.com [23]
  24. James struggle, Cavs still advance past Bulls 94-73 [24]
  25. Australia's Matthew Dellavedova in NBA controversy [25]
  26. LeBron, Cavs survive Warriors comeback, win Game 3 96-91 [26]
  27. 8 - Matthew Dellavedova [27] Arkivuar 1 dhjetor 2017 tek Wayback Machine