Max Weber

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Max Weber

Maximilian Carl Emil Weber (lindi më 21 prill 1864Erfurt dhe vdiq më 14 qershor 1920 ne Mynih- Gjermani) ishte një jurist, sociolog dhe ekonomist gjerman. Ai njihet si themelusi i sociologjisë si shkencë në Gjermani. Pas Luftës së Parë Botërore Veberi ishte njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike Gjermane, liberale.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prindërit e tij ishin Max Weber (Plaku) jurist dhe deputet në Reichstag-un gjerman dhe Helene Weber (e lindur Fallenstein).

Nga viti 1882 deri në vitin 1886 Max Weber studion në Heidelberg, Berlin dhe Getingen për jurisprudencë, ekonomi dhe filozofi-histori ku në vitin 1889 ai mbron me titullin Doktor i Shkencave Juridike (titulli i doktoraturës " Zhvillimi i principit solidar dhe i pasurisë së veçantë të shoqërive ekonomike nga bashkësitë shtëpiake dhe të biznesit në qytetet italiane").

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit"
  • "Politika si profesion"