Mbiemri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që tregon cilësi të emrit. Roli i tij semantik është të ndryshojë informacionin e dhënë nga emri.

Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

Përshtatje në gjini :

  • Mjeku i ri
  • Mjekja e re

Përshtatje në numër :

  • Mjekët e rinj
  • Mjeket e reja

Përshtatje në rasë :

  • Mjeku i ri
  • I,e mjekut të ri
  • Mjekun e ri
  • Mjekja e re
  • E mjekes së re
  • Mjeken e re

Gjithashtu mbiemrat i ndajmë në dy grupe:

1) Mbiemrat cilësorë

2) Mbiemrat mardhëniorë

Mbiemrat cilësorë, kryejnë emërtimin e cilësive konkrete në fjali, si për shembull ngjyrat, dimensionet, shija, gjendjet emocionale, apo vetitë fizike. Shembuj: I artë, I ëmbël, i trishtuar, I lodhur, I fortë, etj.

Mbiemrat marrëdhëniorë, kryejnë emërtimin e marrëdhënieve mes sendeve. Shembull: E gurtë, E akullt, E drunjtë, E bronztë, etj.gjithashtu behet dhe me te grumbullimin e te dhenave te marredhenieve shqiperi-kazakistan

Grupimi i mbiemrave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.

Mbiemrat e nyjshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra

  • që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
  • që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
  • që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
  • që mbarojnë me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemrat e panyjshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbiemra të panyjshëm janë:

  • mbiemrat e formuar nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
  • mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
  • mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;

Shkallët e mbiemrave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Mbiemrat kanë tri shkallë : pohore,krahasore dhe sipërore.

  • Pohore:Trëndafilat blu janë të rrallë.
  • Krahasore: Trëndafilat blu janë më të rrallë se trëndafilat e verdhë.
  • Sipërore: Trëndafilat blu janë më të rallët.