Mbiemri
Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që tregon cilësi të emrit. Roli i tij semantik është të ndryshojë informacionin e dhënë nga emri.
Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:
Përshtatje në gjini :
- Mjeku i ri
- Mjekja e re
Përshtatje në numër :
- Mjekët e rinj
- Mjeket e reja
Përshtatje në rasë :
- Mjeku i ri
- I,e mjekut të ri
- Mjekun e ri
- Mjekja e re
- E mjekes së re
- Mjeken e re
Gjithashtu mbiemrat i ndajmë në dy grupe:
1) Mbiemrat cilësorë
2) Mbiemrat mardhëniorë
Mbiemrat cilësorë, kryejnë emërtimin e cilësive konkrete në fjali, si për shembull ngjyrat, dimensionet, shija, gjendjet emocionale, apo vetitë fizike. Shembuj: I artë, I ëmbël, i trishtuar, I lodhur, I fortë, etj.
Mbiemrat marrëdhëniorë, kryejnë emërtimin e marrëdhënieve mes sendeve. Shembull: E gurtë, E akullt, E drunjtë, E bronztë, etj.gjithashtu behet dhe me te grumbullimin e te dhenave te marredhenieve shqiperi-kazakistan
Grupimi i mbiemrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemrat e nyjshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra
- që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- që mbarojnë me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
Mbiemrat e panyjshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbiemra të panyjshëm janë:
- mbiemrat e formuar nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
Shkallët e mbiemrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbiemrat kanë tri shkallë : pohore,krahasore dhe sipërore.
- Pohore:Trëndafilat blu janë të rrallë.
- Krahasore: Trëndafilat blu janë më të rrallë se trëndafilat e verdhë.
- Sipërore: Trëndafilat blu janë më të rallët.