Jump to content

Mbledhja (shoqëri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Grumbullim i organizuar njerëzish, pjesëtarësh të një kolektivi, anëtarësh të një organizate etj. Në një vend të caktuar për të shqyrtuar një çështje, për të bërë njoftime, për të zhvilluar një bisedë etj.; takim i tillë ku rrihen e vendosen çështje me interes të përbashkët dhe zhvillohet veprimtari politike, ideologjike, kulturore etj.; tërësia e atyre që marrin pjesë në këtë takim. Mbledhje e hapur (e fshehtë, e përgjithshme, e zgjeruar, e rëndësishme). Mbledhje të shpeshta (të rralla).

Mbledhje përkujtimore. Mbledhje partie. Mbledhja e organizatës-bazë. Mbledhja e këshillit (e komitetit, e byrosë, e kolektivit, e lagjes, e brigadës). Mbledhje për të dhënë llogari e për zgjedhje. Mbledhje mësimore (stërvitore). usht. Dita e mbledhjes. Vendi i mbledhjes. Sallë mbledhjesh. E drejta (liria) e mbledhjes. Procesverbali i mbledhjeve. Vendimet e mbledhjes. Shkoi (mori pjesë, foli) në mbledhje. U hap (u mbyll, u shty) mbledhja. Bënë një mbledhje. Kemi mbledhje. E vendosi mbledhja. I kanë pakësuar mbledhjet.