Mbledhja e Bukureshtit
Appearance
Mbledhja e Bukureshtit (5 nëntor 1912) ishte mbledhje e përfaqësuesve të kolonisë shqiptare të Bukureshtit e kryesuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Shpërthimi i Luftës I Ballkanike dhe fitoret e shpejta të aleatëve ballkanikë kishin krijuar një situatë shumë të ndërlikuar dhe kritike për shqiptarët. Në këto kushte u mbajt mbledhja e Bukureshtit ku u vendos të formohej sa më parë në Shqipëri një komitet drejtues që të merrte në dorë qeverisjen e vendit, të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur projektin përpara Fuqive të Mëdha dhe një komitet në Bukuresht që do të bashkërendonte veprimet brenda e jashtë Shqipërisë.