Jump to content

Mbrojtja Mbirrymore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Nga përvoja dihet se efekti i kohës së veprimit në dëmtimet e shkaktuara nga harku është si vijon:  për 35 ms, praktikisht nuk ka dëmtime për personelin dhe pajisjet, dhe këto të fundit mund të përdoren pas matjes së nivelit të izolimit,  për 100 ms, kemi dëmtime të vogla, para se pajisjet të jenë të gatshme për përdorim nevojiten riparime të vogla dhe pastrimi i pajisjeve,  për 500 ms, shfaqen dëmtime të mëdha për personelin dhe pajisjet, të cilat gati duhet të zëvendësohen tërësisht.

METODAT E MBROJTJES

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

- Koha e veprimit të releve varet nga metoda e mbrojtjes. Diferenca midis metodave të ndryshme konsiston në kohën e veprimit, d. m. th nga shkallët/zonat e përdorura të mbrojtjes dhe implementimin e selektivitetit. Parimet të cilat i plotësojnë kërkesat e mbrojtjes janë: - Releja e cila gjendet më afër dëmtimit duhet të vepron e para. - Reletë tjera duhet të kenë kohë shtesë të veprimit për të penguar veprimin e tyre. - Akordimi i rrymave duhet të bëhet ashtu që të lejojnë qarkullimin e rrymës maksimale të punës, - Duhet të merret rasti llogaritës, d.m.th për rastin më të keq të regjimeve të punës dhe të qarkullimit të rrymave.

MBROJTJET QE KONSIDEROHEN TE SHPEJTA

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 mbrojtjet selektive sipas rrymës,  mbrojtja diferenciale,  mbrojtja distancionale,  mbrojtja me bllokim,  mbrojtja e drejtimit,

MBROJTJET SELEKTIVE SIPAS RRYMËS DHE KOHË

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reletë momentale përdoren për mbrojtjen pa vonesë ose mbrojtjen mbirrymore të çastit. Këto rele në rastin e dëmtimit e shkyçin çelësin momentalisht me kohën vetjake të veprimit të mbrojtjes d. m. th. të veprimit të relesë dhe shkyçjes së çelësit e cila është afërsisht 40 ms. Kur vendosen në elementet serike njëri pas tjetrit si në Fig. 1, duhet të vepron releja e cila ndodhet më afër dëmtimit. Rrjedhimisht duhet të ekziston diferencë e vlerave të rrymave midis dy lokacioneve të mbrojtjeve.

RELETE ME VONESE KOHORE FIKSE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këto rele koha e veprimit të releve është e pavarur nga rryma (shih Fig. 2). Në Fig. 2 është dhënë karakteristika kohore e relesë me kohë fikse të veprimit. Siç shihet nga figura koha e veprimit e relesë nuk varet nga rryma. Releja e cila ndodhet më afër dëmtimit e ka kohën më shkurtër të veprimit (shih Fig. 3). Problemi paraqitet se te burimi ku madhësia e rrymës së dëmtimit është më madhja, koha e veprimit është më gjata.

MBROJTJET ME KARAKTERISTIKA TË KOMBINUARA

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ditët e sotme mbrojtja nga lidhjet e shkurtra dhe mbingarkesat e palejuara realizohet me tre shkallë (rele) e në disa raste edhe më shumë. Për rryma shumë të mëdha të dëmtimit I>>> [prej (10 – 20) x IvR], mbrojtja realizohet me karakteristikë kohore të veprimit fikse 40 ms (momentale). Për mbrojtjen nga rrymat e mëdha I>>[prej (5 – 10) x IvR] përsëri me kohë fikse rreth 400 ms. Dhe mbrojtja nga mbingarkesat e palejuara I> [ ≤ 5 x IvR], me karakteristikë kohore inverse.

MBROJTJA RRYMORE E BAZUAR NË BLLOKIM

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me qëllim të realizimit të mbrojtjeve më të shpejta përdoret mbrojtja rrymore e bazuar në bllokim. Principin e realizimit të kësaj mbrojtjeje do ta ilustrojmë nëpërmjet të shembullit të treguar në Fig. 20. Në zbarë që të dy reletë e detektojnë dëmtimin por releja më e afërt e bllokon relenë e cila ndodhet më larg nga vendi i dëmtimit. Në këtë mënyrë realizohet mbrojtja më e shpejtë. Duhet të potencojmë se për bllokim nevojitet releja për bllokim.

Përparësitë e kësaj mbrojtje të aplikuar në zbara janë:  zgjidhja teknike e thjeshtë,  zakonisht ka veprim të shpejtë (koha e veprimit 100 ms),  e përmban edhe mbrojtjen rezervë (vonesën kohore), dhe  kostoja e ultë.

Prof. dr. Ali Gashi, MBROJTJA RELE DHE PAJISJET, Fakulteti i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike

What is a protection Relay ?