Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha me Autor Hamdi Ertuna. Përktheu Spartak Kadiu. Shtëpia botuese Jehona Study Center. Faqet e librit 80.
Libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” është një riprodhim i kujtimeve që ushtarakët turq kanë lënë për betejat që bënë për të mbrojtur Rumelinë, nga agresioni i monarkive ortodokse gjatë rënies së Perandorisë Osmane. Libri është një histori me vlerë që shpjegon historikun e rrethimit të qytetit të
Shkodrës gjatë luftës ballkanike dhe mbrojtjen që garnizoni shqiptaro – turk i bëri atij. Në këtë liber rrefehet sesi nje garnizon turk i udhëhequr nga një komandant turk pa logjistiken e duhur, i shkeputur nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke dhe në kundërshtim me direktivat e shtetit të tyre vendosi të mbronte
nje qytet që tashmë nuk i përkiste më Perandorisë Osmane, por popullit shqiptar. “Mbrojtja e Shkodres dhe Hasan Riza Pasha” rrëfen per qytetarët shqiptarë legjenden me të cilën ne duhet të krenohemi. Ajo legjendë zhvillohet në kryeqendrën e shqiptarisë, në Shkodër. Aty një komandant turk, me një grusht turqish dhe shqiptarësh, vendosën të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut për të mos lënë qytetin e shqiptarve në duar të pushtimit serb, dhe imponojnë fuqive të mëdha që të pranojnë realitetin Shqipëri.