Mbrojtja e organizmit
MBROJTJA E ORGANIZMIT
PENGESA BIOLOGJIKE NDAJ MIKROBEVE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lëkura që vesh gjithë trupin tone përben një pengese te fuqishme ndaj mikrobeve që na rrethojnë. Vrimat e veshëve kane mbrojtjen e tyre, dyllin ; pështyma, lotët përmbajnë lende me veti baktericide. Te gjitha rrugët e trupit te mundshme për tu futur mikrobet patogjene, si rrugët e frymëmarrjes etj. janë te veshura nga një shtrese mukoze. Në rrugët e frymëmarrjes takohen qeliza te pajisura me qerpikë që lëvizin nga brenda jashtë dhe i shtyjnë mikrobet.
MBROJTJA JO IMUNITARE JO SPECIFIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse lëkura pëson dëmtime, bakteret apo viruset mund te depertojnë në trupin tone. Faza e pare është mbrojtja imunitare jo specifike, që do te thotë se për çdo lloj mikrobi behet e njëjta mbrojtje. Dëmtimi nga një cifël shkakton pezmatimin. Fillimisht ndosh izolimi i zonës se sulmuar. Me pas enët e gjakut zgjerohen, vjen me shumë gjak ; rruazat e bardha arrijnë në vendin e lënduar, përshkojnë zgjatime citoplazmike dhe përfshijnë midis tyre mikrobin "duke e ngrene". Kjo dukuri quhet fagocitoze. Mikrobi shkatërrohet nga enzima që prodhin rruaza e bardhe. Pasi pastrohet veni i sulmuar, mekanizma te tjerë riparojnë indin e dëmtuar.
MBROJTJA IMUNITARE SPECIFIKE
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]lendet e huaja, te cilat pasi futen në trup shkaktojnë prodhimin e një lende mbrojtëse, u quajtën antigjene. lendet mbrojtëse specifike, te afta për te asgjësuar antigjenin u quqjten kundërtrupa (antikorpe). Në rastin e sëmundjeve infektive, bakteret apo viruset që i shkaktojnë janë antigjene, kundër te cilave prodhohen kundërtrupa specifike. Kur një mikrob patogjen futet për here te pare në trupin tone, rruazat e bardha takohen me te dhe e analizojnë ; ato shumohen dhe japin dy grupe te ndryshme rruazash te bardha : qelizat plazmatike, që prodhojnë antitrupa, dhe qelizat kujtese që e njohin antigjenin. Ky proces kërkon pak kohe ; mikrobi patogjen ka mundësi te shumohet brenda trupit dhe te shkaktoje sëmundjen. Nëse pas kalimit te semundjes, i njëjti mikrob sulmon përsëri trupin, qelizat kujtese prodhojnë menjëherë kundërtrupat specifike ; sulmi dhe përhapja e mikrobit pengohet qysh në fillim. Pra, kur infeksioni kërkon te përsëritet, trupi ka në dispozicion mbrojtjen : është fituar imuniteti ndaj asaj sëmundje, që në disa raste ruhet për gjithë jetën. Imuniteti sigurohet nga rruazat e bardha te gjakut.