Me grykë pushke këndon Kosova
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
"Me grykë pushke këndon Kosova" libër me Autor Agim Gashi. Libri është përmbledhja e parë e autorit me poezi-këngë, vërehet niveli i lartë artistik i realizimit, zgjedhja e temave ku mbisdundon malli për atëdhe, për Kosovën e dashur, së cilës autori i këndon me zërin e grykës së pushkës. Kjo, edhe ishte mënyra e jetës shqiptare mbi njeqindvjeçare për të ushqyer rezistencën kombëtare ndaj politikës përbindëshe okupuese, deri në pavarësinë e Kosovës. Me forcën e artit të këngës dhe butësisë së vargjeve, ai ia arrinë të ngrisë deri në majat e piramidës së heroizmit shqiptar, heronjët e rënë të luftës së fundit në Kosovë nga Adem Jashari, Sali Çeku, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Arsim Rexhepi e deri te dëshmorët e Feronikelit, pa harruar se gjithë këta ishin vazhdimësia historike shqiptare e luftëtarëve paraardhës, siç ishin Kamer Loshi e Ahmet Delia, Shote e Azem Galica, Shaban Polluzha e Tahir Binaku, ku autori Gashi përmes urave poetike lidhë fatet e gjeneratave nëpër histori.