Meda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mehdin Përgjeçaj (i lindur më 15 qershor te vitit 1979Hajvali te Prishtines, i njohur ndryshe si Meda, është këngëtar shqiptar dhe rrjedh nga nje familje nga Lumbardhi i Deçanit. Babai i tij Hasan Pergjeçaj ishte nje rapsod i njohur ne vitet 80-te!

Ndaj Meda shpesh thote qe muziken e ka tradite familjare pasi ka kenduar i ati,dhe gjyshi i tij dhe nuk eshte rastesisht kengetar por e ka ne gjak!

Meda hapat e pare te muzikes i nisi qe ne moshen 7-vjecare,kenga e tij e pare ishte Oj Prishtine vendlindja ime te cilen Meda e kendoi kur ishte pjese e grupit te shoqerise artistike Hajvalia ne Prishtine!

Ne fillim te viteve 90-te Meda emigroi ne Gjermani se bashku me familjen e tij per shkak te okupatorit serb dhe luftes se asaj kohe!

Megjithese u shkeput disi me muziken ato vite ai nuk e la kurre pas dore!

Si nje i ri i apasionuar pas futbollit ai shume i ri arriti te luante me klubin e te rinjve te Freiburg per 3-vite deri ne momentin ku pati nje demtim serioz ne gju dhe u detyrua te terhiqej nga futbolli!

Keshtuqe ne vitin 1999 ai do te rikthehej ne Kosove ku do ti hynte me mish e me shpirt muzikes,fillimisht e nisi me kenge te folklorit dhe patriotike,me pas kaloi dalengadale tek muzika popullore ku shume shpejt me zerin dhe interpretimin e tij te vecante zuri vend mes emrave te medhenj te muzikes kosovare!

Albumet e tija si :Ku je ti,ne vitin 2002 dhe Biondine ne vitin 2003 e bene Meden nder kengetaret me te pelqyer ne Kosove dhe Shqiperi!

Por albumi që mori përmasa të mëdha dhe gjithashtu e bëri Medën të njohur kudo ka qenë albumi "Pendohu" i veres se vitit 2004 ,ku mori shume fame me kengen Hajde me mu!Kenge e cila u shnderrua ne hitin e veres dhe u kendua me pas nga shume kengetare te tjere!Disa nga hitet me te bukura te ketij albumi ishin..Hajde me mu,Pendohu,Do t'afrohem,M'dridhet zemra,Hajde shpirto etj!

Ne vitin 2005 Meda do te realizonte albumin Ç'ka ka zemra.?Nje album me plot hite dhe qe shiti permbi 100-mije kopje!

Ne vitin 2006 Meda do te sillte ne tregun muzikor super albumin Ah dashni!Kenge si C'ke moj zemer dhe Ah dashni e vjeter ishin refren i asaj vere!

Ne vitin 2007 do te realizonte albumin Molle e ndaluar,ku gjithe kenget do te shoqeroheshin me klip dhe do te kishin nje sukses te madh!

Vitin 2008 Meda do ta niste me album shume shpejt!Duke qene se Kosova ate vit mori pavaresine me 17 shkurt Meda do te sillte nje album me 17 hite te zgjedhuara te tijat dhe nje kenge qe ja kushtoi pavaresise se Kosoves!

Megjithese kenget ishin te njohura per publikun perseri albumi pati nje sukses te madh!

Ne qershor te vitit 2008 ai do te sillte ndoshta albumin me te mire te karrieres se tij..Albumi:As kafe,as llafe kishte 8-kenge,8 super hite qe u degjuan kudo gjate gjithe asaj vere dhe jo vetem!Ky album theu te gjitha rekordet e shitjeve kudo ne trevat shqiptare nen autorizimin e produksionit emracom!

Kenget e ketij albumi ishin 1.Pse,pse?..2.As kafe,as llafe!..3.Perqafome!..4..Kjo eshte jeta!..5.As mire,as keq!..6.Qef,qef..7.Ti je larg..8.Nje minute..!

Çdo 1-nje e 3-ta makine kishte cd e Medes me volumin ne fund,ne televizionet muzikore apo ne preferencat e emisioneve muzikore kenget e tij kerkoheshin shume shpesh!

Ai ishte aq i kerkuar ne mbremje,evente apo dasma sa kishte me shume fluturime sa vete piloti!

Ne veren e vitit 2009 do te sillte ne treg albumin Kur e don,e don!..Nje album me 10-hite..Ku qershia mbi torte ishte hiti i asaj vere bashkepunimi me Tunen dhe Getoar Selimin,kenge qe u mireprit shume mire nga fansat e te tre kengetare dhe u be himn i asaj vere!

Meda do te sillte albume te njepasnjeshme cdo vit dhe suksesi sa vinte e shtohej!

Eshte shume e veshtire te flasesh ne detaje per albumet e shumta te Medes..Pasi nuk ka vere qe ai nuk nxjerr album dhe bashkepunime dhe per cdo fundvit me rastin e festave realizon kenge!


Aktualisht Meda - Mehdin Pergjeçaj jeton në Freiburg te Gjermanise.Meda është këngëtari më i kërkuar në të gjitha vendet ku ka shqiptarë , zakonisht vendet ku këndon ai janë të stërmbushura . Meda është i martuar me Luljetën dhe ka kater fëmijë.

Albumet e Medes -

1999 - Meda e Ismet Bexheti- Ku e kam shokun?(kenge patriotike)

2000 - Meda e grupi korona- Koha e ben te veten!

2001- Meda - Une te dua!

2002 - Ku je ti?.

2003 - Biondinë.!

2004 - Pendohu.!

2005 - Cka Ka Zemra.?

2005 - Meda ne vite (Permbledhje 18-kenge)

2006 - Ah Dashni.

2007 - Mollë E Ndaluar.

2008 - Gezuar Pavaresia(Album me rastin e pavaresise se Kosoves..17 shkurt 2008 me 17 kenge!)

2008 - As Kafe , As Llafe.

2009 - Kur E Don , E Don.

2010 - Mos Gabo.

2011- Lamtumirë.

2012 - O Marak.

2012- Me te mirat nga Meda(Permbledhje hitesh)

2013 - Për Ju. Meda Live!

2013 - Llokum.

2014 - Princeshë.

2015 - Hallall.

2016 - Kot E Ke.

2017 - N'extrem.

2017 - Hitet nga Meda

2018 - Njo Po Njo..

2018 - Meda me balada!

2019 - A jena?

2020 - Na,na!

2022 - Dy dashni

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Zori Komandant 2014