Mehdi Prodani
Mehdi Prodani muzikant shqiptar, ishte një artist i Shqiperisë dhe vlerësohej si një nga kitaristët më të mëdhenj të vëndit tonë. Por, artistit të madh iu thye zemra dhe karriera, sepse u dashurua me vajzën e gabuar. Mehdi Prodani ‘bashkoi zemrën’ me vajzën e një të arratisuri dhe që kur ishte në kulmin e moshës së krijimtarisë muzikore, u përjashtua nga Radio-Tirana. Ai u fut në burg dhe për gjashtë vite, nuk u dëgjua më për të. Pas viteve ’90, Prodani iu rikthye dashurisë së tij për artin dhe kitarën dhe nuk iu nda. Gjithashtu kujtojme se ai ishte mesues në kitarë për shumë të rinj të talentuar, mes të cilëve edhe këngëtares së njohur Vaçe Zela. Në vitet e fundit të jetës, Mehdi Prodani kompozoi dhe interpretoi, ku ndër ta është spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”. U nda nga jeta më 30 tetor 2020. [1] [2] [3]