Mehmet Kajtazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mehmet Kajtazi (1944-2003) është një shkrimtar shqiptar nga Kosova.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mehmet Kajtazi lindi në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt), në një familje atdhetare nga i ati Aliu, një bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës dhe mbijetues i Masakrës se Tivarit, si dhe i burgosur dhe i përndjekur politik, dhe e ëma, Zelfija, nga Klina e Epërme, mbesë e Sejdi dhe Sadri Terrnavcit, bashkëluftëtarëve të çetës së Azem Bejtës.

Mehmeti ishte fëmija më i madh i Aliut dhe Zelfijes dhe kishte edhe dy vëllezër (Sheremetin dhe Fazliun) si dhe tri motra (Nexhmien, Fatmiren dhe Adilen).

Në vitin 1967 u martua me znj. Salë Fetahaj nga fshati Padalishtë (Pemishte) e Kamer Loshit, me të cilën kishte pesë fëmijë: Besimin, Dritonin, Migjenin, Mirditën dhe Linditën.

Mehmet Kajtazi një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme "Isa Boletini" në Skënderaj, ndërsa prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen "Rilindja" dhe së fundi punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja", Prishtinë. Pra, 30 vjet me radhë frymoi në Rilindje, për një rilindje letrare e kombëtare. Mehmet Kajtazi më së shumti lëvroi reportazhin, ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.

Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Villeneuve afër Lozanës të Zvicrës dhe prehet në Prishtinë nga 27 shtator 2003.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nata në gur - roman - (1984)
  • Plaku dhe urat - roman - (1986)
  • Zemër e thyer - tregime - (1987)
  • Fundi i legjendave - roman - (1990)
  • Shqiptarët në Goli Otok - roman - (1991)
  • Kodra e Pajtimit - tregime - (1993)
  • Ushtimë e Alboderit - roman - (1993)
  • Shote Galica - roman - (1995)
  • Minatorët - roman - (1995)
  • Thikë në portokall - roman - (1995)
  • Gjeli i katedrales - roman - (1996)
  • Santa Ana - roman - (1998)
  • Guri i dallëndyshes - roman - (1998)
  • Lindja në qiell - roman - (2000)
  • Udha i - roman - (2000)
  • Ndezja e shiut - roman - (2001)
  • Një diell tjetër - roman - (2003)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]