Mehmet Sejko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mehmet Sejko Është njëri nga pinjollët e devotshëm të familjes së Sejkove të Filatit të Çamërisë dhe themelues i Klubit “Vëllazërija” të Filatit bashkë me bashkëqytetarin dhe mikun e tij Musa Demi. Mehmet Sejko është edhe një luftëtar i çetave për lirinë e vendit të tij nga invazionet greke dhe të huajt e tjerë që sulmonin vendin e tij. Është e rëndësishme të themi se Mehmet Sejko, si një atdhetar i mirë që ishte, dhe një intelektual jo për shkak të arsimimit, ka qenë protagonist në hapjen e shkollës së parë shqipe në shtëpinë e tij në Filat bashkë me atdhetarë të tjerë më 1908-n. Është e rëndësishme të theksojmë se ai është edhe firmëtar i memorandumit që u bënë çamët Fuqive të Mëdha në vitin 1919 për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë.

Duhet thënë që pas ndarjes së kufijve dhe protestave për aneksimin e Çamërisë nga Greqia, me ndihmën e Konferencës së Londrës, Mehmet Sejko u detyrua që më 1920-n të vinte në Shqipëri. Është interesant fakti që me vete, në vend të pasurisë së tij të madhe ngarkoi mushkat me librat shqip që të mos i merrte e digjte greku, duke ruajtur të patrazuar idenë e shkollimit të fëmijëve. Rikthehet në Filat më 1924-n, por arrestohet nga autoritetet greke dhe me ndihmën e Ahmet Zogut dhe të Mit’hat Frashërit që ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi, lirohet dhe kthehet në Shqipëri mes peripecive të madha, duke humbur shumë pasuri të mëdha që kishte në vendin e tij të dashur, duke mbetur një familje me shumë pak mundësi jetese. Vdiq më 1935-n.