Mejdi Asllani
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mejdi Asllani rrjedh me origjinë nga Hasi i Prizrenit, nga babi Asllan- Can Asllani- Shigjeqi, e nëna Zymryte Agushi- Asllani nga Cernica, meqë Cani si furrxhi ishte vendosur në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në Gjilan e po ashtu edhe Gjimnazin dhe me dhënien e provimeve plotësuese edhe shkollën e mesme ekonomike, seksionin administrativ. Pastaj qe regjistruar në Fakultetin Juridik, por nuk arrin ta kryej për shkak të aktiviteteve dhe angazhimeve të shumta shoqërore, ama edhe aq (dy vjet fakultet llogaritej si “Fakulteti Joiplotë” ose “Shkolla e Lartë Juridike”, por për atë kohë i ka mjaftuar që të zgjidhet gjyqtar për kundërvajtje: që nga kjo pozitë tregohet fort popullor dhe bie në konflikt me pushtetin-pushtues dhe shërbëtorët e tij.