Mejdi xhaferi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mejdi Xhaferi u lind më 27 Janar 1975 në fshatin Mirosalë komuna e Ferizajt ,nga nje familje atdhetare ,Gjyshi i tij Jetullah Xhaferi ishte atdhetar dhe veprimtar i qështjes kombëtare ai disa here u arrestua e u rrah nga pushteti i Rankoviqit për mbajten e armëve,Mjediu idealet per liri i morri nga gjyshi i tij ,vinte nga nje familje mesatare por i edukuar gjithmonë në frymën atdhetare nga nënë Vahideja dhe baba Ejupi.

Në korrik të vitit 1998 Mejdiu shkon për ushtrime në Shqiperi ku me pas kthehet ,dhe shërben si Ushtar i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut në njëstin e "kitrave " brigada 123 , në Suharekë në fshatrat Semetisht,Kasterc e Nishor komandant i tij ishte Gxim Hazrolli,në fillim Mejdiu shërbeu si ushtar i UÇK-së duke kaluar pastaj si pjestar i policisë ushtarake të UÇK-së.

Mejdiu bie heroikisht me 27 Mars të vitit 1999 gjatë luftimeve tre ditore me forcat Serbe në Semetisht të Suharekës.