Jump to content

Melaim Damzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Melaim Damzi (lindur me 02 Shtator 1967, në Luzni të Dibrës) është kryetari i Bashkisë së Bulqizës që nga viti 2015. [1]

Shkollën 8-vjeçare e kreu në Luzni të Dibres, të mesmen në qytetin e Bulqizës dhe studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, gjatë viteve 1986-1991, ku është diplomuar për mjekësi të përgjithshme. Në vitet 1997-2001 ka kryer specializime pasuniversitare për kirurgji, ndërsa ne vitet 2002-2003 kreu specializimin për ekspert mjeko – ligjor në Tiranë.

Në vitet 1991-1994 ishte Shef i Shëndetësisë, Brigada e Bulqizës dhe në vitet 1994-1996 Shef i Divizionit të Burrelit. Prej viteve 2001-2013 ka vazhduar karrierën e tij si Kirurg në Spitalin Rajonal Peshkopi dhe brenda kësaj periudhe ka mbajtur dy herë postin e Drejtorit të Spitalit Rajonal Peshkopi , përkatësisht në vitet 2004–2005 dhe 2012–2013.

Ai ka qenë në krye të Partisë Socialiste të Dibrës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Në vitin 2013 ka qenë kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Dibër.

Më 4 tetor 2013 u emërua prefekt i Qarkut të Dibrës, detyrë që e kreu deri në pranverë të vitit 2015, kur kandidoi për kryetar të Bashkisë së Bulqizës detyre te cilen e mbajti deri me 2019