Jump to content

Membrana e qelizës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Membrana qelizore)

Membrana qelizore është pjesa e qelizës e cila ka funksion të përmbajë citoplazmën e qelizës dhe të shërbej për të shkëmbyer metabolitet mes lëngut brendaqelizor dhe lëngut jashtëqelizor, atij përreth qelizës. Ka një trashësi prej rreth 8.5-10 nm dhe është e formuar nga tri sipërfaqe:të cilat janë te ndërtuara nga fosfolipide dhe proteina.

Fosfolipidet kryesore janë fosfatidilkolina, fosfatidil serina, fosfatidil inozitoli, e fosfatidil etanolamina. Molekulat e fosfolipideve perbehen nga pjesa globulare (grupet polare) dhe vargu hidrokarbunik.Përbehet edhe nga sfingomielinë dhe kolesterol. Gjithë fosfolipidet janë te perberë nga një pjese idrofile në kontakt me ujin (tretësisën ujore) jashtëqelizor dhe pjesa idrofobike që nuk bashkëvepron me ujin jashtqelizor. Perberja kimike e membranese eshtë rreth 70 % lipide e 25-30 % proteina.

Proteinat janë dy llojesh ato qe ndodhen vetëm ne pjesën e jashtme ose te brendshme te shtresës lipide o ato qe tejkalojnë te dy pjesët e shtresave lipide. Perbehet edhe nga një pjese glucide e cila ndodhet e lidhur o me proteinat ose me lipidet duke formuar glicoproteine o glicolipidi.

Membrana ka si funksion shkëmbimin e substancave mes përmbajtjes brenda qelizore e jashtë qelizore dhe kjo behet nëpërmjet disa mekanizmave. Një mënyrë është nëpërmjet përhapjes se lehtësuar ku hyjnë ne ndihme transportuesit, një mënyre tjetër eshtë nëpërmjet gradientit te përqendrimit te një substance të caktuar. Mënyra tjetër është nëpërmjet përdorimit të ATP-së si energi për te kryer shkëmbimin. Membranat mes dy qelizave nuk kane një vazhdimësi mes tyre por janë te ndara. Lidhjet qe formohen mes tyre janë te ndryshme një lloj lidhje është desmosomi apo emidesmosomi. Lidhja komunikore lejon shkëmbimin e substancave shume te vogla deri ne 40 kdalton. Një mënyrë tjetër është pllaka adesiva nëpërmjet disa proteinave te cilat janë vincilina, tensina, a-actina, fibronektina.