Jump to content

Memphis (Tenesi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Memphis
Memphis
Qytet
Pamje nga Memfis
Pamje nga Memfis
Nofkat: 
Qyteti i Lumit
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 646,889
Faqja zyrtarewww.memphistn.gov

Memphis (shqiptohet Memfis) është një qytet në këndin jugperëndimor të shtetit amerikan Tennessee dhe qendra e Qarkut Shelby. Qyteti është i vendosur në Chickasaw Bluff-in e katërt, në jug të bashkimit të lumenjve Wolf dhe Misisipi.

Memphis kishte një popullsi prej 653.450 në vitin 2013, duke qenë kështu qyteti më i madh në Tenesi, qyteti më i madh në lumin Misisipi, qyteti i tretë më i madh në zonën juglindore të Shtetet e Bashkuara, dhe i 20-ti më i madh në Shtetet e Bashkuara.

Vendndodhja qendrore gjeografike e qytetit ka qenë strategjike për zhvillimin e biznesit. Ai ndodhet pranë lumin Misisipi dhe përshkohet nga pesë hekurudha të mëdha të mallrave dhe dy autostrada ndërshtetërore, I-40 dhe I-55. Kjo është një vendndodhje ideale për tregtinë dhe industrinë e transportit dhe shpërndarjes. Mindësia e lundrimit ishte kyç për zhvillimin e tij fillestar, me sanijet me avull që përshkonin lumin Misisipi. Ndërtimi i hekurudhave forcoi lidhjen e tij me tregjet e tjera në lindje dhe perëndim.