Jump to content

Kontrolli i mendjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mendje kontrolli)
Një përshkrim satirik i shpërlarjes së trurit

Mendjekontrolli apo kontrolli i mendjes është emërtimi i përgjithshëm për disa teori dhe teknika të paracaktuara për të mposhtur kontrollin e të menduarit, sjelljes, ndjenjave, apo vendimeve të një njeriu. Mendjekontrolli mund të kuptohet si manipulimi sistematik dhe i herëpashershëm i njerëzve apo grupeve me qëllim ndryshimin e perceptimit, bindjeve dhe personalitetit të tyre.

Mendjekontrolli paraqitet nga shumica e njerëzve si fantazi, sepse në disa raste duket si një histori fantastiko-shkencore.

Ky emërtim përdoret përgjithësisht nga teoritë e komplotit të cilët pas çdo ngjarjeje apo risie shtrojnë gjithnjë pyetjet "Kush do, që unë ta besoj këtë?" dhe "Kush do, që njerëzit të mos besojnë, që ata mund të ndikohen?"

Në mendjekontroll mund të bëjë pjesë dobësimi i njeriut nëpërmjet drogave, pagjumësisë, dhe ndikime të caktuara fizike.

Në kundërshtim me trularjen në mendjekontroll nuk zbatohet asnjë dhunë e drejtëpërdrejtë, por ndodh një ndikim i jashtem i vazhdueshëm.

Mendje kontrolli mund të ndahet në dy grupe:

  1. Të tërthortë (nëpërmjet ndikimit të mediave, përvojave etj)
  2. Të drejtëpërdrejtë (nëpërmjet ndikimit të organizmit si p.sh. me anë të drogave, implantateve, rrezatimeve).

Mënyrat për dobësimin e mendjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkallët e ndikimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]