Jump to content

Mendësia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mendësia, (lat., mens - mendja) shpesh edhe mentaliteti, është sjellja ose qëndrimi mendor, veçoritë, veset dhe doket që përcaktojnë se si një njeri, grup njerëzish, popullsia e një vendi apo grup profesionistësh ndërmjetëson, shpjegon dhe i përgjigjet një rrethane.

Në këtë kuptim një grup i tillë mund të jetë i mbyllur, zakonruajtës, i mosbesueshëm në lidhje me diçka ose dikë. Ndjesia apo ndjeshmëria e këtij lloji mendimi dhe botëvështrimi është shpesh shkak për përgjithësime që mund të shfaqen dhe shprehen në pikëpamje, botëkuptime dhe paragjykime. Mendësia mund të jetë themeli i sjelljes morale në këto grupime shoqërore.

Emërtimi mendësi nuk duhet të ngatërrohet me ideologjinë.