Mendja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Riparaqitje e mendjes, nga qv 17.

(gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) është veprimtaria aktivitet i trurit dhe në veçanti, shkallëve të vetëdijes si personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, dhe megjithëse shumë lloje kafshësh ndajnë me njeriun disa prej këtyre aftësive, emërtimi është i lidhur zakonisht me qeniet njerëzore. Mendja e njeriut është më e ndritur nga të gjithë mendjet tjera sepse mendje kanë dhe kafshet shtazët mirpo me kufizime (Kafshet Shtazët Insektet janë pa koshiencë subkoshiencë -Vetëdije ) kurse njerëzit kanë vetëdije kjo na bën të dalluar nga kafshet edhe më shumë.

Ka shumë teori se çfarë është mendja dhe si ajo funksionon të cilat e kanë zanafillën e tyre në lashtësinë greke me Platonin dhe Aristotelin, dhe në filozofinë indiane. Teoritë parashkencore, që ishin rrënjosur në teologji, përqendrohen në marrëdhënien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendësohet thelbi mbinatyror ose hyjnor i njeriut. Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë, dhe emërtimi përdoret shpesh pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen.

Çështja me të cilën aftësitë njerëzore përbëjnë mendjen është po ashtu shumë e debatueshme. Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore "të larta" përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë "primitive" apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes. Disa të tjerë argumentojnë se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund të ndahen, se ato rrjedhin nga e njëjta natyrë dhe prejardhje, dhe se ato duhet të mendohen si pjesë e mendjes vetjake (individuale).

Mendimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Natyra e mendjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]