Merimanga e kuqe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Merimanga e kuqe (Panonychus ulmi)

Është e përhapur në të gjitha zonat e kultivimit të pemëve frutore të botës. Edhe në vendin tonë, pavarësisht nga intensiteti i prekjes është e përhapur në të gjithë vendin. Preferon të ushqehet në bimën e mollës, pjeshkës, kumbullës, e më pak në dardhe, qershi e vishnje. Në vite të veçanta, merimanga e kuqe është e përhapur edhe në formën e invazionit (mbi 100 merimanga për gjethe)

Merimanga e kuqe është dëmtuese polifage mjaft e përhapur, prek pemët, hardhinë e rrushit, dhe shumë kultura të tjera bujqësore. Dëme shkaktojnë stadet që lëvizin, duke thithur lëngje nga pjesë të ndryshme të hardhisë së rrushit, sidomos nga gjethet, sythat dhe lastarët e rinj.Në gjethe, dëmet manifestohen me njolla të bardha, të cilat kur bëhen shumë, bashkohen dhe përfshijnë krejt gjethin. Gjethet e prekura rëndë, fillimisht zverdhen, pastaj marrin ngjyrë bakri të kuqërremtë dhe bien në tokë para kohe.