Jump to content

Metoda percjellese te punes shkencore dhe hulumtuese

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • -Metodat shkencore hulumtuese:
  • -metoda e verifikimit,
  • -metoda e përputhëjes,
  • -metoda e diferencimit,
  • -metoda e variacioneve, dhe
  • -metoda optimale.

METODA PËRCJELLËSE TË PUNËS SHKENCORE E HULUMTUESE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kategorizimi i këtyre metodave si përcjellëse, nuk duhet të kuptohet sekëto metoda, si mënyra e të menduarit dhe të vepruarit në procesin e punës shkencore e hulumtuese, kërkuese, zhvilluese ose gjurmuese, janë më pak të rëndësishme për përgatitjen, zhvillimin dhe përfundimin me sukses të punës shkencore e hulumtuese. Në metodat përcjellëse të punës shkencore e hu1umtuese, kërkuese, zhvilluese ose gjurmuese hyjnë:

-metoda e verifikimit,

-metoda e përputhëjes,

-metoda e diferencimit,

-metoda e variacioneve, dhe

-metoda optimale.

Në parashtrimet e mëtejme do të bëjmë ndarjen përmbajtësore (k1asifikimin) e veprimeve për zhvillimin e punës shkencore e hu1umtuese, të ci1at përfshihen nga seci1a metodë e dhënë.

Metoda e verifikimit. Emërtimi i kësaj metode rrjedh nga fjala latine "verificatio" [verifikacio], që do të thotë vërtetim, përcaktim i gjendjes së saktë, të vërtetë, verifikim. Sipas këtij përkufizimi të përgjithshëm, metodën e verifikimit në kuadër të 1ëndës sonë duhet të kuptojmë si mënyrë të të kuptuari ose veprim praktik për të vërtetuar përfundimin e dhënë me metodën e deduksionit për tezën, hipotezën apo teorinë e caktuar. Vërtetësi a e tezës, hipotezës ose teorisë me ndihmën e metodës së verifikimit bëhet duke mb1edhur shënimet ose faktet e parapara me metodën e deduksionit.

Metoda e përputhjes. Meqë ngjarjet, dukuritë ose proceset e ndryshme, në natyrë ose shoqëri, rëndom shfaqen me ndikim të ndërsjellt, atëherë për studimin e tyre duhet të kategorizohen si shkaktarë dhe pasoja rë. Me metodën e përputhjes bëhet identifikimi i shkaktarit të ngjarjeve në çifte. Për shembull: nëse rrethanat, në të ci1at shfaqet një ngjarje e caktuar, faktori është i përbashkët, atëherë si faktor hyn në kategorinë e shkaktarit. Kjo posaçërisht v1en nëse faktori është i përbashkët (i njëjtë) për të gjitha rrethanat. Përkundër disa vështirësive praktike gjatë identifikimit të faktorit të përbashkët, mrtoda e përputhjes gjenë zbatim të gjerë në punën shkencore e hulumtuese, kërkuese, zhvilluese ose gjrmuese.

Metoda e diferencimit. Kjo metodë e ka marrë emrin e vet prej fjalës Jatine "diferentia" [diferencia] , që do të thotë dallim, ndryshim, llojllojshëm, i pabarabartë, diferenca. Në mësimin tonë, metoda e dallimit, e diferencimit ka të bëjë me caktimin e lIojllojshmërive të cilat ekzistojë në rrethanat e ndryshme, brenda të cilave hulumtohen, kërkohen ose gjurmohen shkaktarët dhe pasoj arët e ngjarjeve të caktuara. Për shembull: nëse në rrethanat e caktuara të një lJoji ekziston një faktor (ndikues) në praninë e të cilit shfaqet (Lajmërohet) ngjarja në formë të caktuar, kurse në rrethanat e tjera, ku mungon ai faktor, ngjarja merr formë tjetër, atëherë ai faktor është ndikues dhe kategorizohet si faktor i ndryshimit.

Metoda e variacioneve. Për emërimin e kësaj metode është marrë fjala latine "variatio" [variacio], që do të thotë ndryshim, ndërrim, dallim prej tjetrës (tjetrit), variaci. Në kuadër të kësaj lënde, kjo metodë ka të bëjë me ndryshimin e intensitetit të dy ngjarjeve, i cili ndryshim rezulton me ndryshimin paralel të efekteve. Sipas metodës së variacioneve ose, si quhet shpeshherë, principit të variacioneve të përbashkëta, nëse variacioni i përbashkët i intensitetit të dy ngjarjeve rezulton me variacionin paraJeI të efektit, atëherë faktori i cili ndikon në këtë efekt, merret si shkaktar. Në tri metodat e fundit përcjellëse, metoda përputhjes, metoda e diferencimit dhe metoda e variacioneve, ndër1idhja e ngjarjeve (dukurive) si "shkaku" dhe "pasoja", mund të jetë e gabueshme, sepse shpeshherë mund të ndodhë që një shkaktar dhe pasoja e tij të jenë pasojë e ndonjë dukurie (ngjarje) tjetër, të tretë.

Metoda optimale. Kjo metodë ka marrë emrin pre fjalës latine "optimus" [optimus], që do të thotë më i mirë, më i përshtatshëm, më i volitshëm, optimal. Sipas përkufizimit të përgjithshëm, del se metoda optimale ka të bëjë me gjetjen e mënyrës (ose rrugës) më të mirë, më të volitshme, më të përshtashme për zhvil1imin e aktiviteteve, si paraprijëse ashtu edhe zbatuese dhe përfundimtare të punës shkencore e huJumtuese, kërkuese, zhvilluese ose gjurmuese, me ose pa program të caktuar të veprimeve shqyrtuese.

Përveç këtyre metodave të përshkruara, ekzistojnë edhe shumë metoda tjera, të cilat me efikasitetin e vet, ndihmojnë përgatitjen, zhvillimin dhe përfundimin e një pune të caktuar shkencore e hulumtues, por evidentimi dhe sistematizimi i tyre nuk është bërë në këtë tekst, për arsye se një punë e tillë do të ishte shumë voluminoze e ndoshta pa ndonjë efekt ose interes për studiuesin, hulumtuesin-shkencëtarin.
Njohja e metodave të përshkruara mund të ndihmojë, të shpejtojë dhe lehtësojë përdorimin efikas, me vend e në kohë të duhur, me punën shkencore e hulumtuese, kërkuese, zhvil1uese ose gjurmuese, në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Për këtë qël1im në vazhdim po paraqesim metodologji në e zhvillimit të punës shkencore e hulumtuese, duke shpresuar se në këtë mënyrë do t'i ndihmojmë studiuesit, hulumtuesit, shkencëtarit që më lehtë e më drejt t'i përdorë metodat e mësuara të punës shkencore e hulumtuese, me zbatimin teorik dhe praktik të tyre.