Jump to content

Midis Nanos & Berishës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Midis Nanos & Berishës kujtime, Autori: Alfred S. Moisiu. Botuesi: Toena. Faqet e librit 424.

Aty më lindi edhe ideja për t´i kërkuar qeverisë shqiptare që të krijojë një ministri për emigrantët tanë, gjë të cilën e ngrita jo vetëm gjatë intervistave që dhashë pas kthimit, por edhe në mesazhin e radhës që i drejtova Parlamentit tonë. Në mënyrë të veçantë bisedova si me Nanon, ashtu edhe me Berishën, pas ardhjes së tij në pushtet, por megjithëse që të dy në parim binin dakord, asnjeri nuk e realizoi. Kjo tregon hipokrizinë e politikanëve tanë, që këtë çështje e kujtojnë vetëm në prag të zgjedhjeve, thjesht për ta futur në arsenalin e parullave joshëse zgjedhore.