Jump to content

Mihal Gjergji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mihal Gjergji lindi më 20 qershor 1961 në Gusmar (Kurvelesh). Është poet dhe kritik i njohur shqiptar. Është diplomuar për shkencat ekonomike. Ka publikuar analiza të shumta kritike për letërsinë, fenomenet shoqërore, kujtesën kombëtare dhe krijimtarinë e disa autorëve të shquar; poetë, prozatorë, studiues dhe historianë. Po referojmë disa prej tyre:

“Koçi Petriti, violina e baladave shqiptare” Mihal Gjergji, gazeta “Republika” fq 18-19, Tiranë 24.05.2009.

“Gjuha dhe kultura pellazge pararendëse të qytetërimeve greko-latine” Mihal Gjergji, gazeta “Republika”, fq 16-17, Tiranë më 21.06.2009. Ribotuar te kjo gazetë më 24.06.2009, fq 16-17.

“Marrëdhëniet shqiptaro-greke në analet e diplomacisë” Mihal Gjergji, gazeta “Ndryshe”, Tiranë 01.08.2009. Ribotuar te “Fjala e lirë” (online) më 26.10.2009. Te gazeta “Tribuna shqiptare” (online) më 20.08.2010.

“Kujtesa kombëtare dhe mendimi intelektual shqiptar” Mihal Gjergji, gazeta “Republika”, Tiranë më 22.10.2009, fq 14-15. Vijon te kjo gazetë më 24.10.2009, fq 14-15.

“Vangjel Zhapa, shenjtori shqiptar ende i pakurorëzuar” Mihal Gjergji, gazeta “Republika” fq 18-19, Tiranë 08.01.2010 dhe vijon te kjo gazetë më 10.01.2010, fq 11.

“Evropa mes marrëveshjeve bashkëpunuese ndërshtetërore” Mihal Gjergji, gazeta “Republika”, Tiranë 21.04.2010, fq 14-15.

“Veziri i Janinës mes djepit dhe arkivolit” Mihal Gjergji, gazeta “Republika”, fq 14-15, Tiranë, më 14.05.2010. Vijon te kjo gazetë më 15.05.2010, fq 14-15.

“Humanizmi njerëzor dhe emocionet që vrasin” Mihal Gjergji, gazeta “Republika” fq 18-19, Tiranë 01.06.2010. Ribotuar te “Tribuna shqiptare” (online) më 14.09.2010

“Rezatime aktuale nga Prof. Isuf Luzaj. Realitetet shqiptare në dritën e filozofisë” Mihal Gjergji, gazeta “Tribuna shqiptare” (online) 04.08.2010. Ribotuar te gazeta “Republika” fq 14-15, Tiranë më 06.10.2010 dhe vijon te kjo gazetë më 07.10.2010, fq 9.

“Siguria kombëtare në kthetrat e egoizmit mediatik” Mihal Gjergji, gazeta “Zemra shqiptare” (online) më 21.08.2012.

“Terrorizmi nën ombrellën e paqes” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, Tiranë 19.04.2016, fq 17.

“Arvanitasit, gjak shqiptar në themelet e shteteve fqinje” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, Tiranë më 13.08.2017, fq 18-19.

“Nobeli i munguar për Kadarenë” Mihal Gjergji, intervistë për gazetën “Dita”, Tiranë më 17.06.2018, fq 18-19. Intervistoi Dr. Nuri Dragoj.

“Gjithçka lidhet me shpirtin e popullit” Mihal Gjergji, intervistë për gazetën “Dita”, Tiranë më 06.07.2018, fq 18-19. Intervistoi gazetari Bashkim Koçi.

“Komunizmi shqiptar dhe demokracia amerikane” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, Tiranë më 06.10.2018, fq 18-19.

”Një takim me Odiseun” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, Tiranë më 10.07.2018, fq 18-19.

”Njeriu dhe vendlindja, dy skajet e të njëjtit fat” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, Tiranë më 30.04.2019, fq 18-19.

“Intelektualët, pararendës të progresit shoqëror” Mihal Gjergji, intervistë për gazetën “Telegraf”, Tiranë më 25.09. 2019.

“Eposi i arbërit në mbretërinë e baladave” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, fq 18-19, Tiranë më 28.09.2019.

“Bukuria estetike e folklorit popullor” Mihal Gjergji, gazeta “Dita”, fq 18-19, Tiranë më 10.10.2019.

BOTIME TË AUTORIT •

“Psherëtimat e shpirtit” - poezi, 2008 •

“Gjakprishurit” - poezi, 2008 Librat e mësipërm janë publikuar brënda vëllimit “Shpresa të thinjura”, Tiranë 2008 •

“Ngjyrat e mendimit” - kritikë, 2010 •

“Mjerimi i tiranisë” - kritikë, 2015 •

“Sheshi i kokave të prera” - kritikë, 2015 Dy librat e fundit janë publikuar brenda vëllimit “Hijet që vrasin”, Tiranë 2015.

Në vitin 2016 ka botuar; “Zoti mban shënim”- vëllim poetik. Në vitin 2016 ka botuar; “Udhë të këputura”- vëllim poetik Në vitin 2017 ka botuar; “Ali Pashë Tepelena”-Sprovë (analiza historike)

Në vitin 2017 ka botuar; “Drithërimat e fjalës”- ese dhe shënime kritike për publicistikën shqiptare.

Në vitin 2018 ka botuar; “Kërkoj një strehë” – vëllim poetik


Personalitetin krijues të Mihal Gjergjit e kanë përshkruar autorë të ndryshëm, prej të cilëve po shkëpusim pak rreshta: -


Dritëro Agolli: “Mihal Gjergji është një poet me një përvojë poetike të vërtetë, me ndjesi artistike dhe një botë të pasur shpirtërore. Lënda poetike është trasparente, plot variacion dhe larg monotonise…” Mihal Gjergji, “Shpresa të thinjura”-Tiranë 2008, fq 4.

- Rexhep Qosja: “Mihal Gjergji, me idetë e tij, me gjykimet dhe vlerësimet, e pasuron jetën tonë intelektuale të sotme. Po ashtu, me pasurinë e gjuhës i kontribuon shumë si shprehjes artistike ashtu edhe shprehjes sonë shkencore…” Mihal Gjergji, “Ngjyrat e mendimit”, Tiranë 2010, fq 5.

- Petraq Risto: “Mihal Gjergji, në lartësinë e kritikut, guxon dhe e hedh dorashkën në mejdanin e duelit të një polemisti të ndërgjegjshëm për rolin, nivelin dhe fatin e letërsisë”. Mihal Gjergji, “Ngjyrat e mendimit”, Tiranë 2010, fq 7.

- Koçi Petriti: “Krijimtaria e Mihal Gjergjit i ka të tri elementët themelore që i japin cilësinë e një krijimi poetik: lëndën vetjake, përjetimin dhe ndjeshmërinë, si dhe vargun befasues të thurur me mjeshtëri dhe me lirshmëri ritmi e rime. Poezi të tij, të kujtojnë poetin e madh rus A.A.Bllok, e që nënkuptojnë lirinë e munguar në tërësi…”. Mihal Gjergji, “Ngjyrat e mendimit”, Tiranë 2010 fq 252.

- Agim Shehu: “Mihal Gjergji në thellësinë e tij është poeti i krenarisë kombëtare dhe i dhimbjes njerëzore. Në poezitë më të mira të tij gjejmë vargje edhe me kumbimin harmonik të Nolit, dhe me fshikullimin e revoltuar të Migjenit…Mjeshtër!” Mihal Gjergji, “Zoti mban shënim” -Tiranë 2016, fq 109.

- Irakli Koçollari: “Mihal Gjergji është një pelegrin i palodhur i rrugëve të historisë dhe kulturës shqiptare. Një mjeshtër, që di të ndezë me fuqinë e fjalës së tij shpirtrat tanë sa herë ndesh në gjurmë dhe shenja ngazëllyese të Atdheut tonë; kulturës, historisë, letërsisë, këngëve dhe miteve të tij të arta” Mihal Gjergji, “Ali Pashë Tepelena”-Tiranë 2017, fq 185.

- Xhevahir Spahiu: “Në krijimtarinë e Mihal Gjergjit spikatin në mënyrë të qartë: fryma e lartë e atdhetarisë, ndjenja e revoltës dhe mjeshtëria artistike. Njerëzor, tepër njerëzor” Mihal Gjergji, “Kërkoj një strehë”-Tiranë 2018, fq 148.

Përgatiti; Dr. Nuri Dragoj, shkrimtar