Jump to content

Mihri Müşfik Hanım

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mihri Müşfik Hanım

Mihri Achba, Mihri Müşfik Hanım, Mihri Rasim (lindur në 26 shkurt 1886- 1954) ishte një prej të parave gra piktore dhe ndër më të njohurat në Turqi. Ajo ishte e para artiste vajzë e stilit bashkëkohor që studioi pikturë. Ajo njihet veçanërisht për portretet e saj. Ajo realizoi portretet e shumë personave të njohur, duke përfshirë këtu Papa Benedikti XV dhe Mustafa Qemal Ataturku.

Piktorja ekscentrike dhe bohemiane Mihri Müşfik Hanım lindi në dinastinë Anchabadze si princesha Anxhabadze, në lagjen Kadıköy, Stamboll në 26 shkurt 1886. Babai i saj, princi Ahmed Rasim Pasha, ishte një specialist i anatomisë si dhe mësues i shquar në Shkollën Ushtarake të Mjekësisë. Në disa dokumente dhe letra familjare, ai referohet si presidenti i këtij institucioni. Shijet e veçanta të Ahmedit në muzikë, pikturë, letërsi ndikuan në formimin artistik të së bijës. Përveç reputacionit si mjek i zoti, Rasim Pasha ishte i njohur edhe për interesin e tij në muzikë si dhe për faktin se dinte të luante instrumentin muzikor të bakllamës në mbrëmjet muzikore. Në këto aktivitete ai pati mundësinë për të prezantuar shembullin e tij për elitat në Stamboll për këtë periudhë si një shembull eruditi. Mamaja e piktores ishte princesha Fatma Neședil Hanım, një prej grave të Rasim Pashas. Motra e saj më e vogël ishte e ëma e piktores Hale Asaf, një tjetër piktore e shquar për shoqërinë osmane asokohe.

Nisja në Evropë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas edukimit perëndimor, Mihri Hanım kultivoi hobi për muzikën, letërsinë dhe pikturën. Mësimet e para private në pikturë iu ofruan prej piktorit oriental italian, Fausto Zonaro në studion e tij në lagjen e Stambollit të Beşiktaş. Këtu piktorja bie në dashuri me një italian, i cili ishte drejtor artistik i një shoqate akrobatësh, ndaj u nis menjëherë për Romë e më pas për në Paris, me dëshirën për tu integruar në rrethin artistik. Për një periudhë ajo jetoi dhe punoi në një apartament në Montparnasse, duke e mbajtur veten me lekët që fitonte nga pikturat që shiste si dhe dhënien me qira të njërës prej dhomave. Njëri prej qiramarrësve ishte Müşfik Selami Bey, një student i shkencave politike tek Universiteti i Sorbonës, me të cilin dhe u martua më vonë. Müşfik Bey ishte i biri I Selami Bey, një figurë e njohur nga qyteti i Bursës. Ai ishte i interesuar në politikë, histori dhe letërsi. Martesa e tyre ende nuk dihet se sa ka zgjatur.

Rikthimi në Stamboll

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mihri Hanım u prezantua me Cevit Bey, Ministrin osman të Financave, në Paris për të vendosur një takim me qeverinë franceze pas luftërave ballkanike. Telegramet që iu dërguan Ministrit të Arsimit nga Cavit Bey, i cili rekomandonte Mihri Hanım, sollën emërimin e kësaj të fundit si mësuese arti pranë Shkollës Profesionale për vajza në Stamboll në 1913. Kur Shkolla e Artve të bukura për vajza u themelua në 1914, ajo ishte e punësuar si drejtoreshë si dhe mësuese arti,[1] duke ndjekur emërimin e matematicines Salih Zeki Bey. Kontributi i saj në këtë shkollë ishte revolucionar.

Lidhje të Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ Murat Bardakçı (2 mars 2015). "Mihri Rasim'in saklı hayatı" (në turqisht). Haber Turk. Marrë më 3 prill 2019.