Mikel Gojani
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Mikel Gojani | |
---|---|
U lind më | 27 prill 1956 Dugajevë, Klinë |
Kombësia | Shqiptar |
Mikel Gojani u lind më 1956 në fshatin Dugajevë të komunës së Klinës.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollimin fillor e kreu ne Drenoc (afër vendlindjes), të mesmen në Klinë, ndërsa studioi SHLP-në - Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjakovë, po ashtu edhe Fakultetin Filologjik - Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar mësimdhënës dhe bibliotekar në shkollën fillore "Atë Shtjefën Gjeçovi" në Zllakuqan. Një kohë ka punuar edhe koordinator në bibliotekën e qytetit "Kongresi i Manastirit", zyrtar Komunal për Informim Publik dhe lektor në Kuvendit komunal lektor në Klinë dhe gazetar në gazetën kombëtare "Bota sot" në Prishtinë.
Me krijimtari letrare është marrë që nga vitet e '70. Krijimet e veta i ka botuar në gazetat dhe revistat të botuara në Prishtinë, si "Pionieri", "Gep-i", "Fjala", "Jeta e re", "Bota e re"; në Tiranë: "nëntori" e "Drita"; në Shkup: "Flaka e vëllazërimit" e "Jehona"; në Lubjanë "Alternativa" e "Republika" dhe Podgoricë "Koha".
Shkruan në prozë e poezi për fëmijë e të rritur dhe kritikë letrare. Merret edhe me publicistikë.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zëri i largët (poezi) - "Rilindja" - Prishtinë 1990,
- Udhëtimi pas kaluarit të vdekjes (poezi),"Fjala" - Prishtinë 1994,
- Ndrecë Ndue Gjoka (monografinë vazhdime) "Rilindja" 1995,
- Shëti nëpër atdhe (poezi për fëmijë),"Pena" - Prishtinë 1995,
- Llesh Gjon Lleshaj (monografi-bashkautor), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë,
- Kroi që rrjedh rrëzë bjeshkës (poezi për fëmijë), Prishtinë 1996,
- Në profil kah Jugu (poezi) - Prishtinë 1996,
- Ai vjen me shirat e pranverës (roman), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë,
- Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi-bashkautor) - Klinë 1997,
- Udha e shkronjave (poemë) - Zllakuqan 1997,
- Kolë Ndrecë Mirdita (monografi) SHB "Anton Pashku"- Prishtinë 2003,
- Diell dhe reshje mbi Morenë (poezi) - Prishtinë 2005,
- Tradita dhe bashkëkohësia (publicistikë) - Prishtinë 2007.