Mikel Markiano
Appearance
Mikel Markiano (1860-1921) ishte historian i letërsisë, folklorist e përkthyes arbëresh nga fshati Maqi i Kozencës (Itali). Ndihmesën më të madhe e dha në fushën e historisë së letërsisë. Në veprën “Kolonitë arbëreshe të Italisë dhe letërsia e tyre”, Mikel Markiano vuri në dukje veçoritë origjinale të letërsisë arbëreshe që nga fillimet e saj dhe zbuloi disa individualitete krijuese. Studimi i tij “Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës” është e para monografi e plotë për De Radën, ku Mikel Markiano zbuloi rëndësinë e poezisë së De Radës. M. Markiano mblodhi dhe botoi shumë këngë popullore arbëreshe. Botoi gjithashtu përmbledhjen e parë të folklorit arbëresh të zbuluar prej tij, si dhe veprën “Vjersha fetare arbëreshe”.