Jump to content

Bakteri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mikrobi)

Bakteri
Vargu kohor:
Baktere të fotografuara nga një mikroskop (2000x)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Bacteria
Woese, Kandler &
Wheelis, 1990
Filumi

Acidobacteria
Actinobacteria
Aquificae
Armatimonadetes
Bacteroidetes
Caldiserica
Chlamydiae
Chlorobi
Chloroflexi
Chrysiogenetes
Cyanobacteria
Deferribacteres
Deinococcus-Thermus
Dictyoglomi
Elusimicrobia
Fibrobacteres
Firmicutes
Fusobacteria
Gemmatimonadetes
Lentisphaerae
Nitrospirae
Planctomycetes
Proteobacteria
Spirochaetes
Synergistetes
Tenericutes
Thermodesulfobacteria
Thermotogae
Verrucomicrobia

Sinonimet

Eubacteria Woese & Fox, 1977

Bakteret (në latinisht Bacteria) janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë, dhe kanë një gamë të gjerë të formave: koke, cilindrike, spiralet. Një qelizë bakteriale kryen të gjitha funksionet që e karakterizojnë jetën.

Bakteret jetojnë kudo në tokë, në ujë, në ajër, në organizmin e shtazëve dhe bimëve. Pra bakteret janë përcjellëse të litosferës, hidrosferës dhe atmosferës dhe numërohen përbërës thelbësor të biosferës.

  • Forma klecke
  • Ndër bakteret janë të njohura këto forma themelore : bacile
  • 1. Sferike (topthore)-koke spirale
  • 2. Shkopthore ose cilindrike,
  • 3. Spirale (e lakuar),
  • 4. Penjzore.

Format koke në hapësire mund të jenë të organizuara individualisht (mikrokoke), dy nga dy (diplokoke), në vargje të gjata ose të shkurtra (streptokoke), në formë tetradash (tetrakoke), si grumbuj në formë të kalaveshit të rrushit (stafilokoke).

Format e cilindrike. Në të vërtetë, janë forma shkopthore që lakohen (përdridhen) rreth boshtit të paramenduar. Format vibrio kanë një gjysmë të përdredhur, ato spirale –shumë të përdredhura të shtrira-të tërhequra dhe format spiroketa kanë shumë spirolizime të ngjeshura. Format shkopthore janë cilindra që në mikroskop i shohim të vequara-monobacile të grupuara nga dy –diplobacile dhe në vargje –streptobacile.

Kështu duhet theksuar se format shkopthore nëse nuk kanë aftësi të krijimit të sporeve quhen asporagjene (forma shkopthore te tipit bacterium) dhe sporogjene që kanë aftësi të krijojnë spore (forma shkopthore të tipit bacillus).

Jetojne ne trajta te ndryshme jetesore:parazit dhe saprofit.Parazit jane kur bujtin ne trupin e gjallesave dhe shkaktojne semundje,ndersa saprofit eshte roli i dekompozimit te mbetjeve te gjallesave.

Madhësia e baktereve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matet me mikrometra dhe sillet prej 0,0-1,5 (koket), 4-9 (bacilet) dhe 9-15 (format spirale).

Ndërtimi i qelizës bakteriale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeliza bakteriale është e tipit prokariot që do të thotë nuk ka bërthamë të diferencuar nga citoplazma dhe se i mungojnë organelet tipike qelizore. Në strukturën e një qelize bakteriale dallohet protoplasti në kuadër të të cilit përfshihen : membrana citoplazmatike, citoplazma, nukleotidi,krijesat membranore (mezozomet, analogët e mitokondrieve, analogët e retikulumit endoplazmatik, tilakoidet) ribozomet, vakuolat dhe granulat. Disa baktere kanë vazhdimet e citoplazmes, flagjelat dhe fimbriet e disa të tjerë kanë një trup specifik – sporën bakteriale.

Protoplastin e rrethon muri qelizor i zhvilluar. Te disa lloje bakteresh mbi murin ndodhen mbështjellësit e jashtëm : mikro dhe makrokapsolat dhe mbështjellësi jargor.

Membrana citoplazmatike ndër bakteret është e ngjashme me atë të qelizave shtazore. Ka natyrë lipoproteinike dhe roli i saj qëndron në këmbimin e materies në relacionin qelizë-mjedis dhe anasjelltas. Membrana ka aftësi të permeabiliteti selektiv. Të gjitha organelet me strukturë membranore të protoplastit (me përjashtim të materialit bërthamor) kanë origjinë nga membrana plazmatike.

Membrana berthamore-nukeloidi. Për ndryshim nga bërthama e qelizave eukariotike kjo është në nivel më të ulët të organizmit. Bërthama bakteriale ka pozicion qendror (në mes) në trupin e bakterit. Ajo është e përbërë nga acidi deoksiribonukleik (ADN) në formë të kromozomi. Kroomozomi (ADN) është i zhveshur dhe zakonisht ka forme unaze. Organizimi i bazës molekulare gjenetike në kromozomin bakterial është i ngjashëm me atë të organizmave tjerë aukariotë.

Roli themelor i nukleoidit është në ndarjen e qelizës dhe dirigjimin e proceseve jetësore : biosinteza, respiracioni, lëvizja, lumineshenca etj. Roli i mitokondrieve është frymëmarrja-respiracioni. Në kondroidet janë të lokalizuara shumë enzime të cilat kryejnë proceset oksido reduktuese.

Retikulumi endroplazmatik ndër qelizat bakteriale është shumë i zhvilluar. Ai është sistem membranash që e përshkojnë tërë protoplastin. Në rrjetin endoplazmatik kryhet biosinteza e proteinave, karbohidrateve dhe yndryrnave.

Ribozomet janë organele me natyrë proteinike. Aty ka ARN ribozomale. Biosinteza e proteinave kryhet në ribosome.

Citoplazma është një përzierje homogjene e tretësirës koloide dhe asaj të vërtetë. Citoplazma mbush dhe plotëson qelizën bakteriale. Në të ka edhe proteina, karbohidrate, yndyra, vitamina, jone hidrogjeni, kaliumi dhe klori.

Citoplazma është gjysmë e lëngët, viskoze, e tejdukshme, me sasi të madhe uji (70 %). Në citoplazmë janë të zhytyra nukleoidet, ribozomet dhe organelet e tjera intra qelizore.

Vakuolat paraqesin krijesa të rrethuara apo të mbuluara me membranë të posaqme-tonoplast.

Muri qelizor është formacion që e rrethon protoplastin. Ai jep formën konstante, fortësinë, elasticitetin dhe i ofron mbrojtje nga lëndimet fizike. Muri qelizor ndër bakteret ka strukturë kimike të ndërlikuar.

Te një grup bakteresh muri qelizor ka një strukture me muropeptidin si bazë. Përbërja kimike e tij (muropeptidi) është e atillë që rrjeti i tij ka një shtrirje fizike dhe përbërje kimike specifike për veti. Dhe kur ngjyroset me metodën e gramit, qeliza merr ngjyre të kaltër. Këto baktere pra quhen grampozitive.

Në anën tjetër, një grup tjetër bakteresh ka muropeptidin me shtrirje fizike dhe përbërje kimike të ndryshme nga e mëparshmja. Po të ngjyrosen këto me të njëjtën metodë të Gramit do të marrin ngjyrë të kuqe dhe quhen gram negative.

Ngjyrosja sipas Gramit mundëson të zbulojnë përbërje kimike të murit qelizor dhe njëkohësisht të dallojmë me lehtësi qelizën në mikroskop.

Flagjelët dhe fimbriet Flagjelët (kamxhikët, ciliet) janë vazhdime te protoplazmës. Ato kanë pamjen e fijes cilindrike. Flagjeli ka strukturë proteinike shumë të hollë dhe me gjatësi shumë më të madhe se trupi I bakterit.

Sporet. Në kushte të vështirësuara të jetës inicohet krijimi i një trup në brendi të bakterit –sporës. Krijimi i spores (sporolimi) përfshin grumbullimin e materialit gjenetik, granulave, mënjanimin e ujit dhe krijimin e shtresave të brendshme të murit. Pra gjatë sporulimit qeliza vegjetative shëndrrohet në sporë-farë. Spora nuk tregon aktivitet metabolik, por qëndron në gjendje latente me muaj e me vite. Kur spora gjendet në kushte të përshtatshme të jetës ajo mbin-pëlcet dhe shëndrrohet në qelizë vegjetative-në formën e mëparshme. Pra krijimi i sporës është proces i tejkalimit të kushteve të vështirësuara të jetës.

Aftësia e krijimit te sporeve është veçori për disa gjini bakteresh të tipit bacillus : Clostridium, Bacillus.

Përhapja e baktereve. Për shkak se kanë dimensione të vogla dhe se shumëzohen shumë shpejt, bakteret kanë arritur të kolonizojnë hapësirat dhe gjenden gjithkund në natyrë. Ato i gjejmë ne pole, në zonat tropike, kontinentale, në gejzerë, ujëra te ftohta, në të gjitha kategoritë e ujërave, në siperfaqe dhe brendi të shtazëve, bimëve, në siperfaqe të tokës dhe në thellësi te deteve, në shkretëtira dhe puse të naftës, në rezerva të thëngjillit dhe në xehe. Pra kudo. Për këtë shkak ata quhen organizma ubikuiste.

Ndër bakteret janë të njohura këto forma themelore :

  1. Sferike (topthore)-koke
  2. Shkopthore ose cilindrike,
  3. Spirale (e lakuar),
  4. Penjzore.

Format koke në hapësire mund të jenë të organizuara individualisht (mikrokoke), dy nga dy (diplokoke), në vargje të gjata ose të shkurtra (streptokoke), në formë tetradash (tetrakoke), si grumbuj në formë të kalaveshit të rrushit (stafilokoke).

Format e cilindrike. Në të vërtetë, janë forma shkopthore që lakohen (përdridhen) rreth boshtit të paramenduar. Format vibrio kanë një gjysmë të përdredhur, ato spirale –shumë të përdredhura të shtrira-të tërhequra dhe format spiroketa kanë shumë spirolizime të ngjeshura. Format shkopthore janë cilindra që në mikroskop i shohim të vequara-monobacile të grupuara nga dy –diplobacile dhe në vargje –streptobacile.

Kështu duhet theksuar se format shkopthore nëse nuk kanë aftësi të krijimit të sporeve quhen asporagjene (forma shkopthore te tipit bacterium) dhe sporogjene që kanë aftësi të krijojnë spore (forma shkopthore të tipit bacillus). Qeliza bakteriale është e tipit prokariot që do të thotë nuk ka bërthamë të diferencuar nga citoplazma dhe se i mungojnë organelet tipike qelizore. Në strukturën e një qelize bakteriale dallohet protoplasti në kuadër të të cilit përfshihen : membrana citoplazmatike, citoplazma, nukleotidi,krijesat membranore (mezozomet, analogët e mitokondrieve, analogët e retikulumit endoplazmatik, tilakoidet) ribozomet, vakuolat dhe granulat. Disa baktere kanë vazhdimet e citoplazmes, flagjelat dhe fimbriet e disa të tjerë kanë një trup specifik – sporën bakteriale.