Milika Jaho
Milika Jaho | |
---|---|
Lindi | 1942 |
Kombësia | Shqiptare |
Profesioni | Mësuese |
Titulli | Mësuese e Popullit |
Milika Jaho, ka qënë deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë Berat nga viti 1996 deri në vitin 2000
Jaho lindi më 16 tetor 1942 në lagjen Vakëf të Beratit. Pas mbarimit të gjmnazit, i del e drejta e studimit për arkitekturë në Gjermani, ku përfundon vetëm vitin e gjuhës. Në vitin 1965 mbaron Universitetin e Tiranës në degën gjuhë shqipe-letërsi. Në dy vitet e fundit specializohet për pedagogji-psikologji.
Pas mbarimit të universitetit emërohet mësuese në shkollën pedagogjike të Beratit, ku punon dy vjet. Meqë familja iu internua në Lapardha për probleme politike, emërohet mësuese gjuhe në shkollën 8-vjeçare Lapardha. Për vite me radhë, të shtunave pasdite dhe të dielave, ka dhënë lëndën e pedagogjisë e të psikologjisë për mësuesit që vazhdonin shkollën e mesme pa shkëputje nga puna. Ka marrë pjesë në kurset për përgatitjen e mësuesve të rinj dhe në atestimet e mësuesve për efekt kualifikimi.
Deri në vitin 1991 ka punuar si mësuese e gjuhës shqipe në Lapardha e Dushnik. Në vitin 1991 emërohet në Berat drejtore në shkollën “Mangalem”. Më vonë punon në drejtorinë arsimore.
Mori pjesë në lëvizjen demokratike.
U zgjodh kryetare bashkie në vitin 1996-2000 dhe deputete. Mban titullin e lartë “Mësuese e popullit”.