Miron Baron
Miron Baron është profesor i Psikiatrisë klinike në Columbia University College of Physicians & Surgeons.[1] Punon gjithashtuu në New York Presbyterian Hospital – Columbia University Medical Center.[1]
Miron Baron njihet për kërkimet e tij shkencore mbi fenomenologjinë klinike, psikobiologjinë, dhe gjenetikën e shqeteësimeve të humorit. Kërkimi i fushës së tij ka si qëllim zbulimin e mekanizmave gjenetikë dhe të faktorëve të riskut e gjithashtu implikimet e tyre në ngritjen e një diagnoze, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve në fjalë.[1]
Ka botuar mbi 150 artikuj dhe kapituj librash mbi tematikat e fushës së vet.
Komente mbi origjinat e homoseksualitetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1993 Miron Baron M.D. shkruajti një artikull në BMJ (Brtish Medical Journal) ku thoshte se ekzistonte një konflikt mes teorisë së evolucionit dhe determinizmit gjenetik për sa i përket homoseksualizmit. Kjo sepse sipas një pikëvështrimi evolutiv (evolucionar), homoseksualiteti i përcaktuar gjenetikisht do të ishte zhdukur shumë kohë më parë për shkak të riprodhimit të pakët të individëve që mbartnin traktet gjenetike në fjalë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Columbia Psychiatry: MIRON BARON, M.D. Arkivuar 11 dhjetor 2013 tek Wayback Machine, Vizituar më 16 shtator 2014
- ^ BMJ. 1993 August 7; 307(6900): 337–338. Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, Vizituar më 16 shtator 2014