Jump to content

Misioni i RSH ISAF

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Angazhimi i Forcës së Bashkuar në misionin ISAF të drejtuar nga NATO filloi në muajin gusht të vitit 2002, me dërgimin e Kontingjentit të Parë Paqeruajtës, bazuar në Ligjin Nr. 8932 datë, 25.07.2002 “Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”.

Kontingjentet nga i pari deri tek i katërti kanë qenë efektiv i batalionit të Operacioneve Speciale, kontingjenti i pestë e në vijim nga repartet e Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Kontingjentet ndërrohen me sistem rotacioni 6-mujor. Aktualisht në Kabul vepron kontingjenti 12-të Paqeruajtës.

Kontributi i Forcës së Bashkuar në misionin ISAF nga kontingjenti i parë deri te kontingjenti i njëmbëdhjetë është 1299 ushtarakë shqiptarë.

Kontingjentet shqiptare në këtë mision veprojnë nën autoritetin e komandimit të komandës turke.

Misioni i kontingjentit është kryerja e operacioneve stabilizuese dhe siguruese në zonën e vet të përgjegjësisë

Detyrat kryesore të kontingjentit janë : patrullimi, shoqërimi i autokolonave, ruajtja e objekteve të rëndësishme, shoqërimi i personaliteteve, kontroll në pika të ndryshme, kërkime në banesa sipas situatave që krijohen.