Mitoza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Termi Mitozë në kuptimin e tij te saktë nënkupton vetëm ndarjen e bërthamës,por në trajtimin e këtij procesi,me Mitozë do të kuptohet ndarja e gjithë qelizës

Mitoza është ndarja gjatë së cilës qelizat ruajnë te njejtin numër kromozomesh sikurse qeliza nënë.Pra,gjenetikisht qelizat bija janë të njejta me qelizën nënë.

Fazat e mitozës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

profaza,prometafaza, metafaza, anafaza, telofaza, citokineza
  • Profaza - Faza e parë e mitozës gjatë së cilës kromatina kondensohet në kromozome. Të dy palët e centriolave lëvizin drejt poleve të kundërta.
  • Metafaza - Faza e dytë e mitozës gjatë së cilës kromozomet e orientuara nga boshti mitotik vendosen në mes të qelizës duke bërë që membrana qelizore të shpërbëhet.
  • Anafaza - Faza e tretë e mitozës gjatë së cilës kromozomet ndahen në kromatide dhe lëvizin drejt secilit prej poleve të qelizës.
  • Telofaza - Faza e katërt e mitozës gjatë së cilës shfaqet mbështjellësja e re e qelizës e cila bën shkëputjen e dy bërthamëzave.
  • Citokineza - Fazë e mitozës gjatë së cilës citoplazma ndahet më dysh: qeliza fillestare (ose qeliza mëmë) zëvendësohet me dy qeliza bijëza identike me njëra tjetrën.
  • Ndërfaza - Periudha midis dy ndarjeve të njëpasnjëshme të qelizës gjatë së cilës ndodh rritja e qelizës.

Shpjegim i koncepteve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Centriola - Struktura qelizore që dyfishohen gjatë ndër fazës.
  • Boshti mitotik - Strukturë qelizore jetëshkurtër që bashkon të dy palët e centriolave gjatë mitozës.
  • Kromozomet - Elementë të bërthamës së një qelize, të përbërë nga ADN-ja dhe nga proteina. Mbartin informacionin gjenetik dhe mund të shihen vetëm gjatë ndarjes së qelizës.
  • Kromatidi - Njëri nga të dy fijet e kromozonit.
  • Citoplazma - Substancë në formën e xhelatinës që formon pjesën e brendshme të qelizës përreth bërthamës qelizore.
Shpjegim i thjeshte i mitozes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Procesi i ndarjes se qelizave trupore quhet mitoze. Gjate mitozes ndodhin dy ndarje ndarja e berthames (kariokineza) dhe ndarja e citoplazmes (citokineza). Ne mitoze ndishin disa faza te cilat janë profaza,meafaza,anafaza,telefaza. Gjate profazes behet spiralizimi i adn-se do të thotë kromozonet te cilat janë te holla dhe te gjata fillojnë te trashen dhe te shkurtohen,pergjate tere gjatesise se tyre krojhen dy kromatide duke formuar tetrada.qdo kromozon permban ngushticen primare ose centromeren ndërsa ne mes kromzonet janë te lidhura me kijazma(hijazma) jashtë berthames gjendet centrozomi i cili ndahet ne dy centriole te cilat shkojn ne pole te qelizes por mbesin te lidhura me fije protoplazmatike duke formuar kshtu boshtin e ndarjes duke bere te mundur shkaterrimin e membranes berthamore dhe berthames.Pastaj fillon metafaza ku kromozonet vazhdimisht trashen dhe shkurtohen dhe gjinden ne një vije ne qendër te qelizes te quajtur vije ekuatoriale Pastaj fillon anafaza ku kromozonet ndahet nga centromera dhe shkojn ne pole te qelizes.Pastaj ne fund vazhdon telefaza ku për shkak te shperderdhjes te adn-se krijohen dy membrana te reja berthamore dhe behet replikimi i adn-se dhe krejt ne fund behet edhe ndarja e citoplazmes apo citokineza duke formuar 2 qeliza te reja .

Esenca e mitozes është se nga 1 qelize diploide 2n te formohen 2 qeliza te reja diploide 2n gjenetikisht te njejta.