Mjekët e Familjës Jashari
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Mjekët e Familjës Jashari
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja Jashari e Drenicës duke mos mundur t’i duroj padrejtësitë dhe represionin e vazhdueshëm serb mbi popullin shqiptar i kishte shpallë luftë njërës nga superfuqitë e Evropës – Serbisë mizore, qysh në zhvillimet e ’91 që trazoi gjithë kombin shqiptar. Familja Jashari pas kësaj nuk ishte më njësoj, nuk kishte mundësi të shkonin e të dilnin ashtu siç kishin nevojë, prandaj në këtë situatë Familja Jashari filluan të kishin nevojë për njerëz të besueshëm ndër t’a edhe mjekë të besueshëm.
Ky shkrim i kushtohet tre mjekëve të Familjës Jashari: Dr.Bajram Rexhepi, Dr.Shaqir Demiri dhe Dr.Abdyl Salihu.
Pas zhvillimeve të ’90 dhe ’91, djemtë e Bacës Shaban më nuk mund të qëndronin dhe lëviznin lirshëm ata herë pas here qëndronin tek miqt e familjarët që kishin. Ndërsa në kohën që filluan kontaktet me "mjekët e vet" ishin vendosur përkohësishtë në familjën e dhëndrrit të tyre Man Veliqi në Polac të Skenderajt. Gjatë kësaj kohe Familja Jashari në Prekaz dhe vet komandanti Adem Jashari kishin nevojë për mjekë, kështu që Hamëz Jashari kishte një shok të fëmirisë – Dr.Shaqir Demirin, nga Syrigana e Skenderajt e që jetonte e punonte në Mitrovicë, tek të i cili kishte besim të madhë. Kontaktet me të i zhvilloi nëpërmes dhëndrrit Manit, duke thirrë Dr.Shaqën sipas nevojës.[1]
Dr.Shaqa siç e quante Familja Jashari ishte shumë i afërt me Bacën Shaban dhe Nanën Zahide – prindët e Komandantit Adem Jashari me të cilët njihej qysh nga shkolla e mesme, ku si shok i Hamzës jo rrallë herë ishte në Kullën e Jasharëve. Kështu që prej vitit 1991 Dr.Shaqir Demiri ka qenë në gatishmëri për Familjën Jashari. Dr.Shaqës iu bashkua edhe shoku i tij më i ngushtë Dr.Abdyl Salihu, nga fshati Baks i Skenderajt që punonte në Mitrovicë. Pasi që ishte edhe nevoja për mjek stomatolog e po ashtu edhe për shkak të besimit që kishin te Dr.Abdyli. Para sulmit të dytë në Familjën Jashari të janarit.1998, “Mjekët e Jasharëve” u bënë 3 dhe atë: Dr.Shaqir Demiri, Dr.Abdyl Salihu dhe kirurgu nga Mitrovica, Dr.Bajram Rexhepi i cili edhe më herët kishtë qenë në lidhje. Sulmi i 22 janarit.1998 ndaj Familjës Jashari fatëmirëishtë përfundoi pa viktima por me 2 plagosje, dhe atë bijën e Rifatit – Ilirianën dhe bijën e Hamzës – Selvetën. Ku 3 mjekët e Familjës Jashari shkuan për ti ofruar ndihmë të plagosurave në Prekazin e Jasharëve. Pas ngjarjës së dhimbshme dhe të lavdishme të 5,6 dhe 7 Marsit, ku Jasharët zhvilluan aktin më të lartë njerëzor ndryshoi gjithçka, çdo gjë ndërroi kahje.[2]
Kështu që më pas me inciativën e Dr.Abdylit u krijua grupi i tyre i mjekëve që shkonin në vendet ku kishte nevojë për mjekë, kryesishtë në Drenicë dhe Shalë. Grupi i tyre ishte i përbërë nga Dr.Abdyl Salihu, Dr.Shaqir Demiri, Dr.Sinan Prekazi, Dr.Gani Shabani dhe herë pas here Dr.Gani Bajraktari dhe Dr.Adem Nura.[1] Gjatë sulmit të parë në familjen Jashqri në vitin 1991, policët serbë kishin lënduar rëndë Bacën Shaban Jashari. Mjekët nga Skënderaj, dr.Nazif Goxhuli, dr.Gani Bajraktari dhe dr.Man Dajaku, shkonin me radhë çdo ditë për më shumë se dy javë rresht, edhpse ishin të survejuar nga policia serbe, për të mjekuar Bacën Shaban për plagët e marrura.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Çitaku, Mr.Ibrahim, Drenica 1991 -1999, Prishtinë, 2004.
- ^ SPIEGEL ONLINE - Nachrichten