Moab

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Moabi është emri historik i nje parcele toke malësore në Transjordan.Toka shtrihet gjatë bregdetit lindor të Detit të vdekur. Ekzistenca e mbretërisë së Moabit konstatohet nga gërmime të shumta arkeologjike kryesisht stela e mbretit moavas Mesha, që përshkruan fitoren moavase mbi birin e mbretit izraelit Omri. Kryeqyteti moavas ishte Dibon. Sipas Biblës Moavi ishte shpesh në konflikt me të afërmit izraelitë në perëndim.

Me dyndjen e amorasve, moavasit u detyruan të tërhiqeshin në krahinën në jug të lumit (rrëkës) Arnon. Këta amoras ishin nën sundimin e mbretit Og.

Ogun e mundën izraelitët kur i afroheshin tokës së premtuar. Më vonë, sipas Librit të gjyqtarëve Ehud ben Gera vrau mbretin moavas dhe drejtoi një ushtri izraelite kundër moavasve. Në anën tjetër, në Librin e Rutës flitet për marrëdhëniet miqësore ndërmjet Moavit dhe Betlehemit. Më vonë Davidi ua besoi prindërit e tij mbrojtjes së moavasve kur e përndiqte mbreti Saul. (1 Sam 22:3,4). Territorin e lashtë të Moavit e pushtojnë tani beduinët.