Jump to content

Mobiliteti akademik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mobiliteti akademik ka të bëjë me studentët dhe mësimdhënësit në arsimin e lartë që shkojnë në ndonjë institucion tjetër, brenda ose jashtë vendit të tyre, për të studiuar ose për të ligjeruar për një kohë të caktuar.

Mobilitetin akademik e vështirësojnë pengesa kulturore, socio-ekonomike dhe akademike. Procesi i Bolonjës është një përpjekje për t’i zvogëluar këto pengesa në kuadër të hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Studentët e përfshirë në mobilitet zakonisht ndahen në dy grupe: lëvizësit e lirë janë studentët që udhëtojnë me iniciativë vetjake, ndërsa studentët me program i shfrytëzojnë programte për shkëmbim në nivel të departamentit, fakultetit, institucionit ose kombëtar (siç janë Erasmus, Nordplus ose Fullbrajt). Në kohën e sotme, këmbimi tradicional Erasmus (i cili përfshin udhëtim) është plotësuar me mobilitetin virtual, ose Erasmusin virtual, ku studentët nga vendet e ndryshme mund të studiojnë së bashku, pa mos u larguar nga shtëpia.


Stampa:Edu-stub