Jump to content

Modulimet dhe demudulimet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përpunimi i Sinjaleve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

Modulimi dhe Demodulimi

Skema e modulimit

Është vërejtur se mesazhet e llojeve të ndryshme mund të tejçohen në brezin e tyre themelor, por me gjithë atë gjenden edhe mënyra të tjera shumë më të përshtatshme të cilat kërkojnë perpunim paraprak të sinjalit. Thelbi i kësaj metode qëndron në një sinjal të thjeshtë periodik dhe determinstik, të cilit mund t'i modifikohen parametrat themelorë, në funksion të sinjalit themelor i cili përmban mesazhe.Në kete mënyrë sinjali periodik rëndom i frekuencës së lartë, bëhet bartës i mesazhit. Ky proces quhet Modulim. Sinjali themelorë që e përmban mesazhin quhet Sinjali Modulues. Sinjali periodik quhet BARTËS, ndërsa sinjali përfundimtar quhet SINJALI I MODULUAR. Natyrisht në anën marrëse sinjali i moduluar nuk mund të jetë drejtpërdrejt i përdorshëm, por duhet të përpunohet ashtu që nga ai të izolohet sinjali i informacionit në brezin themelor. Ky proces quhet DEMODULIM. Paisja me ndihmën e të cilët kryhet modulimi quhet MODULATOR. Emërtimi i përbashkët i tyre duhet MODEM.

Arsyet për përdorimin e procesit të modulimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Posacerisht në rastin e komunikimeve përmes radio-valëve modulimi është proces i pazëvendësueshëm sepse sinjalet që bartin informatat duhet të përhapen në formën të valëve elektromagnetike te cilat gjenerohen përmes antenave. Është njohur se rrezatimi i antenave është i mundur vetëm nëse gjatësia e tyre është së paku sa një e dhjeta e gjatësisë valore të valëve, ndryshe nuk do të mund të eksitohet ambienti përreth,ashtu që ai të jetë bartës i valëve. Në këtë rast për transmentim në brez themelorë nevoitet antena me gjatësi disa mijëra metra.
  • Përmes modulimit është bërë i mundur shfrytëzimi efikas i brezit frekuencor nëpërmjet multipleksit frekuencorë dhe atij kohor.
  • Sinjali i moduluar mund të ketë brez shumë më të gjerë se sinjali modulues. Për këtë arsye ai qendron më i mbrojtur ndaj pengesave në formë zhurmave, etj.

Llojet e modulimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Modulimet analoge
  • Modulimet impulsive

Ne modulimet analoge si bartës përdoret sinjali sinusoidal, i cili ka tri karakteristika (Amplitudën, Fazën, Frekuencën) Secili prej ketyre paramtrave mund të shfrytëzohet për tu modifikuar në funksion,të sinjalit modules. Kështu nëse amplituda e tij ndryshon në funksion të sinjalit modulues atëherë ky quhet MODULIM AMPLITUDOR .Nëse si parametër i tillë shfrytëzohet frekuenca quhet MODULIM FREKUENCORË, dhe përfundimisht nëse shfrytëzohet faza quhet MODULIM FAZOR. Dy modulimet e fundit quhen MODULIME KËNDORE.

Skema e demudulimit

Modulimi Pulsorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Modulimi pulsorë i ka tre parametra:

  • Amplitudën
  • Kohëzgjatjen
  • Pozitën

Modulimet sipas parametrave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Nëse amplituda e pulseve ndryshon në funksion të sinjalit modulues, modulimi quhet PAM(Pulse Amplitude Modulator)
  2. Nëse kohëzgjatja e pulseve është në funksion të amplitudës së pulseve të sinjalit, modulues modulimi quhet PDM (Pulse Duration Modulator).
  3. Nëse pozita e pulseve ndryshon kundrejt pozicionit referent në funksion të apmlitudës së pulseve të sinjalit modulues, kemi PPM (Pulse Position Modulation)
  4. Përfundimisht kemi edhe PCM (Pulse Code Modulation)-Modulimi pulsiv i koduar.

Në këtë rast mostrave të sinjalit të moduluar që është numër i fundëm, u shoqërohen kodet përkatëse të sistemit binar. Kombinimi përkatës binar përmes sinjaleve elektrike paraqitet më puls dhe pauz. Një sinjalë i till quhet sinjal PCM. Pra kështu arrin një sinjal nga transmetuesi duke i rritur frekuencën me modulim e duke ia zvogëluar me demodulim në antenën e shtëpisë sonë me anën e paisjes së quajtur MODEM.

  1. ^ Prof.Dr. Enver Hamiti, “Telekomunikacionet”