Jump to content

Mollë të pjekura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mollët lahen dhe rreth e qark bishtit u hiqet zemra, pa prishur fundin e mollës. Boshllëku i krijuar mbushet me sheqer ose me reçel të trashë. Mollët e përgatitura vihen në tavë të lyer me gjalpë dhe piqen në furrë. Që të mos pëlcasin gjatë pjekjes, lëkura e tyre shpohet me pirun para se të futet në furrë.

Për 4-5 persona duhen :

  • mollë : 4-5 kokrra,
  • sheqer ose reçel : 3-4 lugë gjelle pak gjalpë.