Momenti Dipolar
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Molekulat polare karakterizohen me momentin dipolar. Momenti dipolar është madhësi vektoriale e orientuar prej skajit pozitiv nga ai negativ i saj. Momenti dipolar paraqet produktin ne mes ngarkesës elektrike dhe distancës ne mes bërthamave.
Kjo madhësi shënohet me shkronjën ɥ :
ɥ=q·l,
ku q është ngarkesa është elektrike dhe l-distanca midis dy bërthamave te atomeve.
Si edhe çdo vektor tjetër edhe momenti dipolar karakterizohet me madahesi dhe kahje. Sa me i madh te jete ndryshimi midis elektrinegativitetit midis atomeve te molekulës, aq me i larte do te jete momenti dipolar. Te molekulat dyatomshe kahja e momentit dipolar është përgjatë lidhjes, e cila i bashkon bërthamat e dy atomeve. Përveç dallimit te elektronegativitetit momentin e molekulës e përcakton edhe struktura e molekulës. Ne molekulat e përbëra nga me shume atome, momenti dipolar i molekulës varet nga momentet dipolare te lidhjeve ne molekule. Momenti dipolar i molekulës paraqet shumën e momenteve dipolare te lidhjeve.
Kështu lidhje O-H edhe polare ndërsa vektori i momentit te tij dipolar edhe i orientuar prej hidrogjenit kah oksigjeni. Vektori ne mes tyre formon këndin 105°, shuma e tyre ka intensitete te ndryshëm nga zeroja, ndërsa kahu është prej atomeve te hidrogjenit, kah atomi i oksigjenit.