Monedhë për Pavarësinë – 200 lekë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Monedhë për Pavarësinë – 200 lekë.JPG

Monedhë për Pavarësinë – 200 lekë Monedhë ari 200 lekë. Në pamjen kryesore të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit dhe nën të është shkruar vlera emërore 200 lekë. Kjo monedhë bën pjesë në serinë prej tre monedhash të emetuara nga Banka e Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Seria nuk ka kurs ligjor, kjo seri monedhash është shtypur nga kompania SUNSHINE MINTING, INC, Idaho, USA. Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga Piktori Petraq Papa.

Pamja e përparme :
Në qendër të monedhës është vendosur shqiponja dykrenare e flamurit që u ngrit në Vlorë. Nën të është shkruar vlera emërore 200 Lekë. Të dyja së bashku japin idenë sikur janë mbështetur mbi kangjellat e ballkonit, vend ku është ngritur flamuri i pavarësisë. Mbi kokën e shqiponjës është shkruar “100 VJET PAVARËSI”. Motivi stilizim i xhufkave (thekëve), që rrethojnë si kornizë flamurin , është përsëritur edhe në këtë krah të monedhës.
Pamja e prapme :
Në qendër të monedhës është vendosur portreti i Ismail Qemalit, poshtë portretit emri i tij. Në të dyja shpatullat e portretit qëndrojnë vitet 1912 dhe 2012, përkatësisht  viti i ngritjes së flamurit në Vlorë dhe ai që shënon 100- vjetorin e Pavarësisë. Si një aureolë, mbi kokë shkruhen me gërma kapitale fjalët “SHQIPËRI – ALBANIA” e mbi to një motiv, stilizim i xhufkave (thekëve), që rrethojnë si kornizë flamurin.
Vlera :
200 Lekë
Pesha :
15,50 gr
Diametri :
25,45 mm
Materiali :
Au 0.917%
Ngjyra :
Verdhë
Forma :
e dhëmbëzuar
Hedhur në qarkullim :
nuk ka kurs ligjor