Jump to content

Monedhat Euro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Janë gjithsej tetë monedha euro, të cilat dallojnë nga vlera nga një cent tek dy euro (një euro ndahet në njëqind cent). Këto monedha së pari hynë në përdorim më 2002.

Monedhat kanë një anë të zakonshme, ku tregohet një hartë e Evropës, por secili vend në Eurozonë ka dizajnin e vet në anën e prapme ose kombëtare (përfshirë tri mikroshtetet evropiane: Monako, San Marino dhe Vatikani) që do të thotë se secila monedhë ka një numër dizajnesh në qarkulllim në të njëjtën kohë.

Monedhat, dhe monedha komemorative të ndryshme, prodhohen në mintore kombëtare përgjatë Bashkimit Evropian në sasi të caktuara kombëtare. Dizajni kombëtar zgjidhet nga vendi që e prodhon, ndërsa pjesa e zakonshme dhe valuta menaxhohet nga Banka Qendrore Evropiane (ECB).