Monologu i Ajsbergut
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Monologu i Ajsbergut Gjinia: Poezi. Autori: Vangjush Ziko. Shtëpia botuese: "DIJA Poradeci". Viti i botimit 2010. Faqet e librit 160. ISBN 978-99956-826-9-9
Fragment nga libri
Monologu i Ajsbergut
Jam biri arakat i Arktikut,
Hakmarrja e kaltër më yshtën.
S'jua mbyta unë Titanikun,
Krenaria juaj e mbyti.
Jam loti i ngrirë i qiellit
Kur birin e Tij kryqëzuat
Jam një copë e vdekur e diellit,
Të pangopurit ju e kafshuat.
Nuk po vij drejt jush të hakmerrem,
Zemërimin kam mbytur thellë.
Dhe, nëqoftëse unë tretem,
Mospërfillja juaj më tretën.
S'do t'ju mbytë gjaku i kaltër,
Gjaku im si gjak pulëbardhe.
Do t'ju mbytë lakmia e prapë,
Verbëria juaj e madhe.