Monopoli (Itali)
Monopoli Italisht : Monopoli | |
---|---|
Pamje nga Monopoli (Itali) | |
Koordinatat: 40°57′17″V 17°10′24″L / 40.95472°V 17.17333°L | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Pulia |
Provinca | Bari |
Kryetari i Bashkisë | Emilio Romani |
Partia | qendra e djathtë |
Sipërfaqja | 156,32 km2 |
Lartësia | 9 m (m.n.d.) |
Popullsia | (2010) 49.622 banorë |
Dendësia | 317,44 banorë/km2 |
Vendasit | monopolitanë |
Zona Kohore | UTC+1 |
Kodi Postal | 70043 |
Prefiksi | 080 |
Shenjti mbrojtës | Madonna della Madia |
Dita e shenjtit | 16 dhjetor |
Koordinatat | 40° 57′ 17″ Veri 17° 10′ 24″ Lindje |
Faqja Zyrtare www.comune.monopoli.ba.it |
Monopoli (Menòple në dialektin monopolitan-shqip mo'nopoli) është një qytet italian prej 49,622 banorëve (2010) në provincën e Barit, në Pulia. Ai ndodhet 43 km në jug-lindje të Barit.
Midis qyteteve bregdetare të Pulias, Monopoli është një nga portet më të ngarkuara dhe më të populluar të zonës së Adriatikut. Qendra e tij karakteristike historike me origjinë të hershme mesjetare, është e mbivendosur mbi rrënojat e një qyteti të pasur Mesapik të fortifikuar në shekullin e pestë para Krishtit, me pamje nga deti, i rrethuar nga mure të larta.
Monopoli quhet edhe qyteti i njëqind lagjeve. Qyteti në fakt është i ndarë në lagje të ndryshme, emrat e të cilave e kanë prejardhjen nga shtëpitë e lashta të zhdukura, nga prania e një ferme, nga një kishë ose referenca të tjera historiko-gjeografike.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2009 në Monopoli banonin 439 shqiptarë.