Jump to content

Monteskjë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Charles-Louis de Secondat - Baron de La Brède et de Montesquieu

Baron de La Brède et de Montesquieu, shkrimtar francez, filozof i së drejtës dhe shtetit (16891755) ; 1714 anëtar i këshillit parlamentar, 17161726 president i parlamentit në Bordo ; 1728 anëtar i Académie Française. Kryevepra e tij është shkrimi shtetëror dhe filozofiko-kulturor "De l'Esprit des lois", në të cilin zhvilloi doktrinën antropologjiko-socio-historike mbi ligjvënien në marrëdhëniet mes tri formave të rendit shtetëror : republikës (demokracisë), monarkisë dhe despotizmit. Republika dhe monarkia bazohen mbi të drejtën, despotizmi (tirania) mbijeton vetëm me ndihmën e frikësimit dhe varet nga zakonet (e jo nga ligjet). Monteskieja përcakton duke u nisur nga kjo edhe kërkesën mbi ndarjen e pushtetit si parim i ndërtimit të brendshëm shtetëror, e cila ka si qëllim mënjanimin e veprimeve arbitrare të individëve apo grupeve. Këtë ai e zhvilloi nën shembullin e kushtetutës angleze. Ky formulim u bë ide e bazave më të rëndësishme të kushtetutave të para në Amerikën e Veriut (17761787) dhe të kushtetutave të tjera të mëvonshme me ndarje të pushtetit. Monteskie shkroi edhe romane dhe novela; konsiderohet si iluministi i parë francez.

Lettres familieres a divers amis d'Italie, 1767

Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu, lindi më 19 janar të vitit 1689 në La Brede, prande Bordeaux (Franca Jug-Për). Ai mori edukimin e tij në kolegjin katolik të Juilly-s dhe u diplomua për juridik në universitetin e Bordeaux-it më 1708 dhe më pas shkoi drejt Parisit për të vazhduar studimet e tij.

1713 pas vdekjes se babait te tij, ai u ktheu në La Brede për të menaxhuar pronat të cila ai trashëgoi dhe në vitin 1715 ai u martua me Jeanne de Lartigue, një protestante e cila kishte një djalë dhe 2 vajza.

Në vitin 1716 ai trashëgoi nga daja i tij titullin Baron de La Brede ed de Montesquiey dhe postin Président à Mortier në parlamentin e Bordeaux, në ato kohë pra shefi gjyqësor dhe administrues i gjykatës.

Në vitin 1721 Monteskje publikoi Letrën Persiane, e cila pati një sukses të menjëhershëm duke e bërë kështu Monteskjene një celebritet te vërtete (Ai e publikoi Letrën Persiane në mënyrë anonime, por fakti se ai e kishte shkruar ishte një sekret i hapur për të gjithë). Me pas ai filloi të shpenzojë më tepër kohë në Paris dhe gjatë kësaj kohe shkruajti disa vepra të tjera si Dialogue de Sylla et d'Eucrate (1724), Réflexions sur la Monarchie Universelle (1724), dhe Le Temple de Gnide (1725).

Në vitin 1725 ai dha dorehejen e tij nga parlamenti dhe në vitin 1728 ai u zgjodh në akademide franceze, dhe pas pas u largua nga Franca për te udhëtuar jashtëtit. Pasi vizitoi, Italinë, Gjermaninë, Austrinë dhe disa shtete te tjera ai shkoi në Angli, ku jetoi për dy vite. Ai u godit së tepërmi nga sistemi politik i Anglisë dhe më vonë shkroi këndvështrimet e tija në punimet e ardhshme.

1731 qe viti në të cilin ai u rikthye në Francë, i shqetësuar nga probleme të shikimit, ai u kthye në La Brede dhe filloi të punojë mbi kryeveprën e tij. "L'espirit des Lois" "Mbi Frymën E Ligjeve". Ai e publikoi atë në vitin 1748 dhe si Letrat Persiane, Mbi Frymën e Ligjeve pati një sukses te menjëhershëm. Dy vite më vonë ai publikoi Mbrojtje mbi Frymën e Ligjeve, e cila ishte një përgjigje ndjaj kritikave të tij të shumta. Ndonëse përpjekjeve të tija të shumta, Kisha Katolike Romake e vendosi librin e tij "Mbi frymën e ligjeve" në listën e librave te ndauar, në vitin 1751. Në 1755 Monsteskje vdiq prej temperaturës se larte në Paris.

LETRAT PERSIANE është një novelë imagjinare e cila konsiston në bisedën me ane te letrave ndërmjet dy Persianeve. Usbek dhe Rica, te cilët u nisen për në Evrope në vitin 1711 dhe qëndruan aty deri me 1720 kur novela mbaron. Monteskje përdori pra imagjinatën e tij krijuese për te përfytyruar se si mund te përfytyrohej kultura evropiane, nga njerëz jashtë saj.

"Mbi frymën e ligjeve..." - Në këtë vepër Monteskje krahason sistemet politike në vende të ndryshëm të botës, duke marrë parasysh ndikimin të shumë faktorëve të ndryshëm si për shembull klima dhe natyra në ndërtimin e ligjeve. Sipas tij kemi tri forma qeverisjes, despozitimin, ku pushteti është në dorë të një personi dhe ai e drejton vendin në baze te dëshirave te tija dhe duke ushtruar një frike mbi popullin ; monarkinë, ku një person qeveris nëpërmjet ligjeve të pandryshuesheme, dhe republikën, që mund të jetë aristokraci ose një demokraci në varësi te faktit nëse sovran është i gjithë popullit apo vetëm një pjesë e veçantë e tij.