Monumenti i Agonotetëve
Appearance
Monumenti i Agonotetëve është ndërtesë e shek. II në qendër të Apolonisë. Ka qenë selia e Këshillit të Qytetit. Sipas mbishkrimit kushtues, u ngrit prej pretorit, Agonotetit (drejtues i ceremonive dhe i garave) dhe kryepriftit të Apolonisë, në kujtim të vëllait. Përbëhet prej portikut dhe sallës në trajtë patkoi, me një shkallare prej 10 rreshtash të veshur me mermer. Në ballë të monumentit vijojnë 6 kolona që mbajnë pjesën e sipërme të ndërtesës dhe frontonin e rrafshët. Balli i monumentit harmonizon mirë me ndërtimet e trashëguara nga shekujt e mëparshëm.